LIBRAZHD– Paraditen e sotme vendi është prekur nga reshje intensive shiu dhe përkeqësimi i motit kanë sjellë sërish probleme në qarkullimin rrugor.
Në aksin rrugor Librazhd–Përrenjas është krijuar një situatë e vështirë ku segmenti pranë zonës së Kthesave të Dragostunjës është i bllokuar, duke shkaktuar radhë të gjata automjetesh në të dyja drejtimet e rrugës.
Bëhet me dije se dhjetëra drejtues mjetesh dhe familje që udhëtonin në këtë aks kanë mbetur të bllokuar për shkak të vështirësive në qarkullim, ndërsa situata vijon të mbetet problematike si pasojë e kushteve të këqija atmosferike. Drejtuesit presin normalizimin e situatës dhe ndërhyrjen për zhbllokimin e rrugës./Radar.al


