Europa përballet me presion në furnizimin me karburant avionësh, pasi importet nga Lindja e Mesme janë tkurrur ndjeshëm si pasojë e tensioneve dhe kufizimeve në Ngushticën e Hormuzit.
Sipas raportit të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë (IEA), importet e karburantit për aviacion nga Lindja e Mesme drejt Europës ranë nga rreth 330 mijë fuçi në ditë në mars, në vetëm 60 mijë fuçi në ditë në prill.
Raporti thekson se përkeqësimi i situatës lidhet me tensionet në rajon dhe kufizimet e transportit përmes Ngushtica e Hormuzit, duke ndikuar drejtpërdrejt në zinxhirët e furnizimit nga Gjiri Persik.
IEA vlerëson se Evropa duhet të kompensojë 80% deri në 90% të sasive të humbura për të shmangur mungesa gjatë sezonit të verës, por aktualisht importet nuk kanë arritur të rikuperojnë plotësisht rënien.
Sipas të dhënave, dërgesat alternative nga Shtetet e Bashkuara dhe Nigeria janë rritur, por mbeten të pamjaftueshme për të zëvendësuar furnizimet nga Lindja e Mesme, ndërsa rezervat europiane po shfaqin tendencë rënieje.
Agjencia paralajmëron se situata mund të përkeqësohet më tej nëse ndërprerjet në furnizim vazhdojnë pa një zgjidhje të shpejtë.


