Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Shakira dhe Burna Boy elektrizojnë ceremoninë hapëse të Botërorit 2026 në “Azteca”

    Trump emëron Jay Clayton në krye të inteligjencës kombëtare të SHBA

    Ndryshime në administratë/ Këshilltarët e ministrave largohen automatikisht me ikjen e titullarit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Politike

    Hoxha në takimin informal të ministrave të Jashtëm: Zgjerimi i BE, garanci për paqe e stabilitet

    May 11, 2026

    TIRANË– Me ftesë të Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Kaja Kallas, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, mori pjesë në takimin informal mes ministrave të Jashtëm të vendeve të BE dhe homologëve nga Ballkani Perëndimor.

    Në fjalën e tij, Hoxha theksoi se për Shqipërinë, zgjerimi i BE-së është një zgjedhje strategjike, si garancia më e fortë për paqe afatgjatë, stabilitet dhe transformim demokratik.

    “Besojmë gjithashtu se zgjerimi është po aq i rëndësishëm edhe për vetë Bashkimin Evropian, siç është dëshmuar nga shtatë ciklet e mëparshme të zgjerimit. Ky proces duhet të mbetet i bazuar në meritë, sigurisht, por edhe i besueshëm, i prekshëm dhe i ndjekur aktivisht”, deklaroi Hoxha.

    Ministri i Jashtëm shtoi se, “Shqipëria ka investuar vazhdimisht dhe do të vazhdojë të investojë në bashkëpunimin rajonal, sepse mbetemi të bindur se nuk ekziston alternativë tjetër e qëndrueshme”.

    Në një mesazh në rrjetin social X pas takimit, Hoxha theksoi se, “bota, ashtu siç e njihnim dikur, është tronditur thellësisht. Rregullat dhe siguritë që për një kohë të gjatë i konsideronim garanci të stabilitetit, sot duken gjithnjë e më të brishta. Krizat e mbivendosura, fragmentimi gjeopolitik dhe intensifikimi i konkurrencës strategjike kanë kaluar në plan të parë. Në një kontekst të tillë, uniteti i qëllimit dhe uniteti në veprim nuk janë më zgjedhje, ato janë domosdoshmëri”.

    “Për Shqipërinë, uniteti nënkupton bashkimin në çdo format të mundshëm për të ndërtuar kohezion më të fortë, qëndrueshmëri më të madhe dhe një vizion më të qartë gjeopolitik. Por, në fund të fundit, shprehja më e qartë e këtij vizioni mbetet zgjerimi dhe anëtarësimi në Bashkimin Evropian”, nënvizoi Hoxha.

    Për Shqipërinë, shtoi Hoxha, “zgjerimi i BE-së është jetik, një zgjedhje strategjike, një spirancë e qytetërimit dhe garancia më e fortë par paqe afatgjatë, stabilitet dhe transformim demokratik. Besojmë gjithashtu se zgjerimi është po aq i rëndësishëm edhe për vetë Bashkimin Evropian, siç është dëshmuar nga shtatë ciklet e mëparshme të zgjerimit. Ky proces duhet të mbetet i bazuar në meritë, sigurisht, por edhe i besueshëm, i prekshëm dhe i ndjekur aktivisht. Sa herë që procesi bllokohet, krijohen hapësira për cenueshmëri dhe zgjerohen ndikimet armiqësore”.

    “Pikërisht për këtë arsye duhet të thellojmë bashkëpunimin në politikën e jashtme, të sigurisë dhe të mbrojtjes, duke forcuar njëkohësisht kohezionin dhe mendësinë strategjike të përbashkët në mbarë Evropën. Për Shqipërinë, përafrimi me Bashkimin Evropian nuk është një menu nga e cila mund të zgjedhim sipas dëshirës. Ai është një standard dhe një angazhim që duhet respektuar plotësisht. Në këtë drejtim, ne i lejojmë vetes vetëm një përqindje: 100%”, theksoi më tej Hoxha.

    Ai u shpreh se, “forcimi i bashkëpunimit rajonal do të thotë gjithashtu të adresojmë me ndershmëri cenueshmëritë dhe të zgjidhim me vendosmëri çështjet e hapura. Ballkani Perëndimor ka ndryshuar pa dyshim për mirë, por mbetet ende shumë punë për t’u bërë. Ballkani i së kaluarës mund t’i përkasë historisë, por rajoni ende duhet të bëjë më shumë për të merituar plotësisht kuptimin politik dhe demokratik të termit “Perëndimor”, dhe jo vetëm përkufizimin e tij gjeografik”.

    “Shqipëria ka investuar vazhdimisht dhe do të vazhdojë të investojë në bashkëpunimin rajonal dhe pajtimin, sepse mbetemi të bindur se nuk ekziston alternativë tjetër e qëndrueshme. Në veçanti, Procesi i Normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk mund dhe nuk duhet të shndërrohet në një slogan bosh apo në një objektiv të shtyrë pafundësisht. Njëzet e shtatë vjet pas ngjarjeve tragjike të vitit 1999, rajoni meriton një të ardhme të përcaktuar nga stabiliteti, njohja reciproke, bashkëpunimi dhe integrimi evropian”, u shpreh Hoxha.

    Ministri theksoi se, asnjë vend nuk është imun ndaj kërcënimeve kibernetike apo kërcënimeve hibride.

    Përvoja e Shqipërisë ka qenë e dhimbshme dhe me kosto, por edhe udhëzuese.  Ne ishim objektiv i sulmeve serioze, por mësuam, u përshtatëm dhe forcuam qëndrueshmërinë tonë. Nuk ushqejmë iluzione: sa më shumë t’i afrohemi Bashkimit Evropian, aq më të sofistikuara dhe agresive do të bëhen këto kërcënime, përfshirë manipulimin dhe ndërhyrjen e huaj në informacion (FIMI). Pikërisht për këtë arsye, bashkëpunimi më i ngushtë dhe qëndrueshmëria më e fortë janë thelbësore”, theksoi ai.

    Hoxha nënvizoi se, “Shqipëria do të vazhdojë të ndjekë në mënyrë aktive dhe të palëkundur objektivin e saj më të lartë kombëtar: anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Ne mbetemi të vendosur të bëjmë gjithçka të nevojshme për të qëndruar në pararojë të këtij procesi historik dhe për ta kthyer atë në një sukses të përbashkët, për Shqipërinë, për rajonin dhe për Evropën”.

    Ministri theksoi se, “ishte inkurajuese të shihje se këto bindje gjetën jehonë të fortë rreth tryezës Evropiane sot”.

    Hoxha zgjerimi i BE
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Shakira dhe Burna Boy elektrizojnë ceremoninë hapëse të Botërorit 2026 në “Azteca”

    June 11, 2026

    Trump emëron Jay Clayton në krye të inteligjencës kombëtare të SHBA

    June 11, 2026

    Ndryshime në administratë/ Këshilltarët e ministrave largohen automatikisht me ikjen e titullarit

    June 11, 2026

    Salma Hayek surprizon tifozët në hapjen e Botërorit 2026, mesazh emocionues nga stadiumi “Azteca”

    June 11, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.