SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara Amerikës, Donald Trump ka refuzuar të mbajë veshur jelekun antiplumb.
Pavarësisht sulmit në Shtëpinë e Bardhë, ai është shprehur se nuk dëshiron ta mbajë jelekun antiplumb sepse dukez më disa kilogram më tepër.
“Nuk e di nëse më pëlqen të dukem 10 kilogramë më i trashë.”- tha ai kur u pyet nga gazetarët në Shtëpinë e Bardhë.
Ditët e fundit, mediat amerikane raportonin se janë në zhvillim diskutimet në nivelet më të larta për mundësinë që presidenti Trump të detyrohet të nisë të veshë jelek antiplumb në daljet e ardhshme publike.
“Më kanë pyetur. Ndoshta është diçka që duhet marrë në konsideratë. Nga njëra anë nuk do ta bësh, sepse është sikur të tërhiqesh përballë së keqes. Kështu që nuk e di. Megjithatë, më kanë pyetur.”- deklaroi presidenti amerikan.
Kujtojmë se sulmi në Darkën e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë është tentativa e tretë ndaj Donald Trump gjatë dy viteve të fundit, më e rënda prej të cilave ishte plagosja në vesh nga të shtënat e një personi të armatosur gjatë një tubimi në Pennsilvani në vitin 2024.
Trump është gjithashtu i njohur për ndjeshmërinë e tij lidhur me pamjen e jashtme. Sipas kontrollit të fundit mjekësor që iu nënshtrua në prill 2025, ai peshonte 101.6 kilogramë, rreth dhjetë kilogramë më pak krahasuar me vitin 2019./Radar.al


