Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Tiranë, në zonën e Urës së Çerkezës.
Sipas informacionit paraprak, rreth orës 16:45, një automjet i drejtuar nga shtetasja A. P. është përplasur me një tjetër mjet me drejtues shtetasin Q. T., rreth 42 vjeç.
Si pasojë e përplasjes, 42-vjeçari ka humbur jetën, ndërsa drejtuesja e automjetit tjetër është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.


