Një automjet tip “Audi” është qëlluar me armë zjarri pak minuta më parë në zonën e Blladër, Lezhë.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se si pasojë e të shtënave kanë humbur jetën dy persona, ndërsa detajet mbi identitetin e tyre dhe rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta.
Forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të incidentit.


