Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Trump ndërhyn pas tensioneve mes Erdoganit dhe Netanyahut: Nuk mendoj se do të ketë konflikt

    Skandal në aviacionin kanadez, pilot i “Air Canada” dyshohet se fluturoi 16 vite pa licencën e duhur

    Rama dënon tensionet në protestë: Askush nuk duhet shënjestruar për shkak se është ndryshe

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Rritja ekonomike, a po vjen shtrëngimi i rripit në Gjermani?

    April 24, 2026

    BERLIN- Një rritje tronditëse e çmimeve të energjisë po e ul rritjen ekonomike gjermane në vetëm 0.5 përqind – më e ulëta në BE. Këto janë parashikimet e fundit.

    Ministrja e Ekonomisë Katherina Reiche pati shumë lajme të këqija kur doli para gazetarëve në Berlin. Vlerësohet, tha ajo, se lufta në Iran do të shkaktojë uljen e parashikimeve të mëparshme, ndaj rritja e ekonomisë gjermane në këtë vit do të jetë vetëm 0.5 përqind. “Ky përshkallëzim na ka kthyer prapa ekonomikisht”, tha Reiche.

    Raporti vjetor ekonomik, të cilin ajo e paraqiti në janar para sulmeve amerikane dhe izraelite ndaj Iranit, tani mund të hidhet në shportë. Në atë kohë, ajo ende parashikonte një rimëkëmbje të ngadaltë,por të qëndrueshme ekonomike.

    Çfarë ndodh nëse lufta vazhdon? Çfarë nëse Ngushtica e Hormuzit hapet së shpejti dhe nafta rrjedh normalisht? Ministrja nuk mund të parashikojë se cili prej këtyre skenarëve do të ndodhë. Këto ditë, ju nevojitet një top kristali për këtë.

    Megjithatë, ajo që është e sigurt, thotë Reiche, është se inflacioni do të arrijë të paktën rreth 2.7 përqind këtë vit. Rritja e inflacionit nxitet nga rritja e çmimeve të benzinës, naftës, gazit dhe energjisë elektrike.

    Shoku dhe kriza

    Pas recesionit, rritja ekonomike gjermane dukej delikate dhe e brishtë. Tani erërat janë më të fuqishme. “Lufta në Lindjen e Mesme çoi në një tronditje energjitike që nuk mundëm ta parandalonim, por që po ushtron një presion mbi njerëzit dhe ekonominë”, thotë Reiche.

    Reformat janë bërë edhe më urgjente për të rritur “rritjen potenciale”. “Potenciali” i ekonomisë gjermane – domethënë rritja në kohë “normale” – vlerësohet të jetë vetëm 0.5 përqind. Dhe kjo është shumë pak për të siguruar prosperitet në Gjermani në vitet e ardhshme.

    Rimëkëmbja aktuale e ngadalshme pas viteve të recesionit është po ashtu për shkak të investimeve të mëdha shtetërore. Qeveria e Kancelarit Friedrich Merz ka marrë hua shumë të mëdha të parave. Gjysma e tyre do të shkojë për mbrojtje ndërsa gjysma tjetër për infrastrukturë.

    Vendet e punës në industri po zhduken ose po migrojnë jashtë vendit, ankohet Reiche. “Dobësia në rritjen ekonomike është strukturore – vendet e tjera i kanë bërë detyrat e shtëpisë më mirë.”

    Sipas Komisionit Evropian, Gjermania do të ketë rritjen më të ulët në BE.

    Reiche kundërshton taksën mbi fitimet shtesë

    Reiche nuk sheh asgjë të mirë në ndërhyrjen në treg, për shembull duke kufizuar çmimin e karburantit në pompa. Këtu ajo ndryshon nga Ministri i Financave Lars Klingbeil nga partia SPD,

    Paratë e taksave që mund të përdoren për njëfarë lehtësimi “nuk bien nga qielli”, tha Reiche. Ajo gjithashtu kundërshton një taksë të veçantë mbi fitimet shtesë që po shënon industria e naftës në Gjermani. Ajo thotë se kjo mund të çojë në uljen e kapacitetit të rafinerive ose zhvendosjen e operacioneve diku tjetër.

    Komisioni Evropian gjithashtu e sheh një taksë të tillë me skepticizëm, megjithëse e bëri të mundur me fillimin e agresionit rus kundër Ukrainës katër vjet më parë. Gjermania ka mbledhur dy miliardë e gjysmë euro nga taksat, por çështja është ende duke u përpunuar para Gjykatës Evropiane të Drejtësisë në Luksemburg.

    A po vjen shtrëngimi i rripit?

    Institutet kryesore ekonomike publikuan parashikimet e tyre para Pashkëve. Ngjashëm me Ministrinë e Ekonomisë tani, ato gjithashtu i përgjysmuan parashikimet e tyre të rritjes ekonomike.

    Timo Wollmersheim, nga Instituti për Kërkime Ekonomike në Universitetin e Mynihut, kujton se edhe kjo rritje e vogël do të vijë vetëm si rezultat i investimeve masive qeveritare. Dhe kjo ka një çmim.

    Normat e interesit për borxhin qeveritar do të rriten aq shumë sa që deri në fund të kësaj dekade, siç thonë ekspertët, do të nevojiten “përpjekje të konsiderueshme konsolidimi”.

    E përkthyer në terma të thjeshtë – rripat e pagave do të duhet të shtrëngohen. Dhe kjo do të thotë shkurtim i parave për përfitimet sociale dhe pensionet, ndër tjerash./DW

    Berlin gjermani
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Trump ndërhyn pas tensioneve mes Erdoganit dhe Netanyahut: Nuk mendoj se do të ketë konflikt

    June 10, 2026

    Skandal në aviacionin kanadez, pilot i “Air Canada” dyshohet se fluturoi 16 vite pa licencën e duhur

    June 10, 2026

    Rama dënon tensionet në protestë: Askush nuk duhet shënjestruar për shkak se është ndryshe

    June 10, 2026

    Kaos në aeroportet Treviso-Venecia, mbi 200 pasagjerë mbeten në pritje të fluturimit për në Tiranë: Po na sorollasin

    June 10, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.