TIRANË– Akademiku Rexhep Qosja ka humbur jetën ditën e sotme në moshën 89-vjeçare. Lajmi është bërë i ditur nga familjarët e tij me anë të një postimi në rrjetet sociale.
Familjarët theksojnë se kanë plotësuar dëshirën e akademikut, për ta varrosur me atë pa ceremoni pritje.
NJOFTIMI I FAMILJES:
“Njoftojmë se sot, më datë 23.4.2026 është ndarë nga jeta dhe është varrosur Rexhep Qosja. Varrimi u zhvillua në praninë e anëtarëve të ngushtë të familjes. Me dëshirë të të ndjerit, nuk do të organizohet ceremoni pritjeje nga familja. Familja nuk do të marrë pjesë në organizime institucionale. Lusim që privatësia jonë të respektohet dhe të na mundësohet të mbajmë zi në qetësi!”/Radar.al


