SHBA– Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bërë të ditur se kanë penguar kalimin e 31 anijeve drejt Iranit, në kuadër të masave të tyre të bllokadës detare.
Komanda Qendrore e SHBA njoftoi se “urdhëroi 31 anije të ndryshonin drejtim ose të ktheheshin në porte”, si pjesë e asaj që e cilëson “bllokadë ndaj Iranit”.
Sipas deklaratës, shumica e anijeve ishin cisterna nafte dhe “kanë respektuar udhëzimet e SHBA-së”.
Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian, e cilësoi bllokadën si një nga “pengesat kryesore” për zhvillimin e “negociatave të mirëfillta” me Shtetet e Bashkuara. Nga ana tjetër, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë deklaroi se Donald Trump është “i kënaqur” me bllokadën, të cilën e vlerësoi si “efektive dhe të suksesshme”./Radar.al


