TIRANË– Një aksion policor është zhvillua në zonën pranë “Sami Frashërit” në Tiranë, në kuadër të një operacioni për goditjen e call center-ave.
Operacioni është realizuar në bashkëpunim me autoritetet franceze.
Ndërkohë bëhet me dije se gjatë aksionit policor është shoqëruar edhe një punonjës policie, ndërsa nuk përjashtohet që numri i personave të përfshirë të rritet në vijim të hetimeve./Radar.al


