Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Thikë me dy presa”/ Rama për sigurinë ushqimore: Kush nuk është përgatitur rrezikon falimentimin

    Gratë me shami ALARMUAN prindërit/ Reagon Policia e Shtetit: Janë me shtetësi iraniane, rezultoi se…

    “I trembem neglizhencës alla-shqiptarçe”/ Integrimi në BE, Rama me operatorët e biznesit ushqimor: Kontrollet për të lënë porosi

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Zjarri te “Farmacia 10″/ Propozohen rritje deri në 50% e pagesës për orët shtesë të zjarrfikësve

    April 21, 2026

    Pas ngjarjes së zjarrit në një komplekset e banimit pranë farmacisë nr.10 në Tiranë, ndërtuar nga kompania “Arlis” qeveria pritet të ndërhyjë në vendimin për pagesat e punonjësve zjarrfikës. Në projektvendim “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr. 203, datë 10.4.2019 e Këshillit të Ministrave “Për përcaktimin e kritereve, të masës së përfitimit dhe llojeve të pushimeve të tjera, me apo pa pagesë, në shërbimin e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin” propozohet unifikimi i trajtimit financiar të punonjësve të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin (MZSH), si dhe përcaktimi i kufirit maksimal të orëve shtesë prej 200 orësh në vit për punonjësit operacionalë.

    Sipas draftit, punonjësit do të përfitojnë pagesë për orët shtesë në masën nga 25%  për orët shtesë në ditë të zakonshme pune. Për orët e mbrëmjes do të përfitohet 20% (19:00–22:00) e pagës; 50% të pagës për orët shtesë gjatë pushimit javor; 50% për punën në ditët e festave zyrtare dhe 50% për orët e natës (22:00–06:00).

    Një risi e rëndësishme do të jetë edhe përcaktimi i qartë i përfitimeve edhe për punonjësit e planifikuar në grafik shërbimi dhe ata që nuk janë planifikuar në shërbim.

    Ata do të marrin pagesë për orët shtesë, konkretisht sa 50% e pagës për punën në festat zyrtare; 50% të pagës për orët e natës; 50% të pagës për orët shtesë jashtë turnit 24-orësh të planifikuar.

    Ndërkohë, për punonjësit e pa planifikuar që thirren në shërbim gjatë festave, parashikohet: një ditë pushimi shtesë ose pagesë për 8 orë shtesë; kompensim për çdo orë shtesë mbi bazën e pagës orare.

    Projektvendimi vendos gjithashtu një kufi maksimal prej 200 orësh shtesë në vit për punonjësit operacionalë, me përjashtim të rasteve të emergjencave civile ose forcës madhore, kur lejohet tejkalimi me autorizim të Inspektoratit të Punës.

    Sipas projektvendimit të propozuar, ndryshimet synojnë unifikimin e trajtimit financiar dhe krijimin e qartësisë për këtë kategori punonjësish, duke eliminuar paqartësitë që kanë sjellë interpretime të ndryshme dhe pabarazi në praktikë.

    “Duke mos pasur një praktikë të unifikuar, disa punonjës i kanë marrë pagesat për orët shtesë dhe orët e natës nëpërmjet vendimeve të gjykatave. Pikërisht referuar këtyre mangësive janë evidentuar, problematika serioze në rekrutime dhe largime në të gjitha nivelet e Shërbimit të MZSH.

    Me qëllim unifikimin e trajtimit dhe krijimit të qartësisë lidhur me këtë kategori punonjësish, lind nevoja për ndërhyrje në vendimin nr. 203 datë 10.4.2019 të Këshillit të Ministrave. Nëpërmjet këtij këtij projektvendimi synohet dhe një rritje e motivimit dhe stabilitetit në shërbim.

    Unifikimi i trajtimit financiar ndikon drejtpërdrejt në motivimin e personelit operacional, duke forcuar gatishmërinë dhe performancën në situata emergjente”, theksohet në relacionin e projektvendimit.

    Disa nga ndryshimet e propozuara në projektvendimin “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr. 203, datë 10.4.2019 e Këshillit të Ministrave “Për përcaktimin e kritereve, të masës së përfitimit dhe llojeve të pushimeve të tjera, me apo pa pagesë, në shërbimin e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin”.

    Pika 1 e projektvendimit parashikon që pika 4, e vendimit nr. 203, datë 10.04.2019 të Këshillit të Ministrave ndryshohet si më poshtë vijon: “4. Punonjësi me gradë i shërbimit të MZSH-së, për orët shtesë të punës/shërbimit, përfiton një shtesë mbi pagë në masën:

    a) 25% për çdo orë punë/shërbimi shtesë në ditë të zakonshme pune;

    b) 50% për çdo orë punë/shërbimi shtesë të kryer gjatë pushimit javor;

    c) 50% për çdo orë punë/shërbimi në ditët e festave zyrtare;

    ç) 50% për çdo orë punë/shërbimi nga ora 22:00 deri në orën 06:00;

    d) 20% për çdo orë punë/shërbimi nga ora 19:00 deri në orën 22:00”.

    Pika 2 e projektvendimit parashikon që pas pikës 4, shtohet pika 4/1 dhe 4/2 me përmbajtjen: “4/1. Punonjësi me gradë i shërbimit të MZSH-së, i planëzuar në shërbim sipas pikës 3 të këtij vendimi, përfiton një shtesë mbi pagë në masën:

    a) 50% për çdo orë pune shërbimi në ditët e festave zyrtare;

    b) 50% për çdo orë pune shërbimi të kryera nga ora 22:00 deri në orën 06:00;

    c) 50% për çdo orë punë shërbimi shtesë të kryer jashtë shërbimit 24 orësh të planëzuar”. “4/2. Punonjësi me gradë i shërbimit të MZSH-së, i pa planëzuar në grafik shërbimi sipas pikës 3 të vendimit, në ditët e festave zyrtare përfiton: a) një ditë pushimi shtesë ose për shkak të natyrës së punës paguhet 8 orë shtesë të përllogaritur mbi pagën orare. b) çdo orë pune shërbimi shtesë përllogaritet mbi pagën orare të përcaktuar në pikën 2 të vendimit.”

    Pika 3 e projektvendimit parashikon që pas pikës 6, shtohet pika 6/1 me përmbajtjen: “6/1. Numri maksimal i orëve shtesë për punonjësin operacional të shërbimit të MZSH-së nuk mund të jetë më shumë se 200 orë në vit. Me autorizimin e Inspektoratit të Shtetëror të Punës, numri maksimal i orëve shtesë mund të tejkalohet vetëm në rastet e forcës madhore ose të menaxhimit të emergjencave civile në dobi të popullsisë”./Monitor

    kompania “Arlis” Zjarri te Farmacia 10
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Thikë me dy presa”/ Rama për sigurinë ushqimore: Kush nuk është përgatitur rrezikon falimentimin

    April 21, 2026

    Gratë me shami ALARMUAN prindërit/ Reagon Policia e Shtetit: Janë me shtetësi iraniane, rezultoi se…

    April 21, 2026

    “I trembem neglizhencës alla-shqiptarçe”/ Integrimi në BE, Rama me operatorët e biznesit ushqimor: Kontrollet për të lënë porosi

    April 21, 2026

    Porositi vr*sjen e gruas së tij/ Naim Murseli dënohet me burgim të përjetshëm!

    April 21, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 21 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 20 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Mundësi të reja në horizont/ Tre shenjat e Horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha deri në fund të Prillit

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.