ITALI– Këngëtari i njohur italian Fedez ka publikuar në rrjetin social në TikTok një video ku shfaqet duke ecur dorë për dore me partneren e tij, Julia Honegger, e cila duket me bark të rrumbullakosur, duke konfirmuar kështu lajmin që kishte kohë që qarkullonte në media.
Nga pamjet 23-vjeçarja shfaqet e veshur me xhinse dhe një bluzë pa mëngë, që zbulon pjesërisht barkun e saj. Në një moment të klipit, çifti shfaqet edhe duke u puthur.

Bazuar në atë që shkruajnë mediat italiane, thashethemet për shtatzëninë kishin muaj që qarkullonin, por pa një konfirmim zyrtar deri në publikimin e videos më 19 prill.
Raportohet se stilistja e re nga Milano është në një lidhje me Fedez që nga vera e vitit 2025. Më herët, Fedez ka qenë i martuar me influenceren e njohur Chiara Ferragni. Dyshja, e njohur gjerësisht si “Ferragnez”, nisi lidhjen në vitin 2016, u martua në vitin 2018 në Siçili dhe ka dy fëmijë së bashku./Radar.al



