Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Më i miri kundër Fiorentinës, Ylber Ramadani zgjidhet në formacionin e javës në Serinë A

    Operacion antidr*gë në Tiranë/ Lëshohen 30 urdhër arreste, goditen disa grupe kri*inale

    Serbia me Vuçiçin: Nga balancimi drejt distancimit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Ekonomi

    Buxheti mblodhi 205 mld lekë për janar-mars, rritje 13.3%

    April 21, 2026

    Të ardhurat totale, që mblodhi buxheti për periudhën Janar-Mars 2026, arritën në rreth 205.1 miliardë lekë, me një rritje prej 13.3%, ose 23 miliardë lekë më shumë, sipas të dhënave paraprake të Ministrisë së Financave.

    Të ardhurat e arkëtuara nga Tatimet dhe Doganat, për muajt Janar-Mars 2026, janë në shumën 130.6 miliardë lekë. Krahasuar me Janar- Marsin e vitit 2025, janë mbledhur +7.2 miliardë lekë ose 5.8% më shumë.

    Të ardhurat tatimore të mbledhura nga administrata doganore (të ardhurat nga TVSH në import, akciza, taksa doganore dhe renta minerare), për periudhën Janar-Mars 2026, u realizuan në vlerën 52.9 miliardë lekë, ose 83 milionë lekë më shumë% më shumë se tremujori i vitit 2025. Realizimi i planit për periudhën tremujore 2026 për të ardhurat doganore në masën 95.4%.

    Të ardhurat nga TVSH në import, për periudhën Janar-Mars 2026, janë 35.3 miliardë lekë ose me një realizim prej 95.4% e planit për periudhën tremujore 2026.

    Të ardhurat nga akciza, për periudhën Janar-Mars 2026, janë realizuar në shumën 14.9 miliardë lekë, +370 milionë lekë ose 2.5% më shumë se tremujori i vitit 2025, si dhe realizim në masën 96.6% të planit për tremujorin 2026.

    Të ardhurat e arkëtuara nga renta minerare në eksport, për periudhën Janar-Mars 2026, janë në shumën 357 milionë lekë.

    Të ardhurat nga taksat doganore, për periudhën Janar-Mars 2026, janë në vlerën 2.2 miliardë lekë, +184 milionë lekë ose 9% më shumë se Janar-Mars 2025, si dhe me realizim prej 95.8% kundrejt planit të tremujorit 2026.

    Të ardhurat tatimore të mbledhura nga administrata tatimore (të ardhurat nga TVSH neto në vend, tatimi mbi fitimin, tatimi mbi të ardhurat personale, taksat nacionale), për periudhën Janar-Mars 2026, u realizuan në shumën 77.7 miliardë lekë, +7.1 miliardë lekë ose 10.1% më shumë se tremujori i vitit 2025. Krahasuar me planin e tremujorit, të ardhurat e mbledhura janë +2.2 miliardë lekë ose 2.9% më shumë.

    Të ardhurat nga TVSH e arkëtuar (neto) u realizuan në shumën 25.2 miliardë lekë, 4.1 miliardë lekë ose 19.4% më shumë se tremujori 2025, dhe me realizim në shumën prej +3.4 miliardë lekë ose 115.5% të planit për tremujorin e vitit 2026. Rimbursimet e dhëna, për periudhën Janar-Mars 2026, janë në shumën 2 miliardë lekë.

    Të ardhurat e mbledhura nga tatimi mbi fitimin u realizuan në shumën 19.6 miliardë lekë, 2.2 miliardë lekë ose 12.7% më shumë se tremujori i vitit 2025, si dhe me realizim në masën 95.9% të planit për tremujorin e parë të vitit 2026.

    Të ardhurat nga tatimi mbi të ardhurat personale, për periudhën Janar-Mars 2026, janë në shumën 21.8 miliardë lekë, 1 miliard lekë ose 4.8% më shumë se tremujori i vitit 2025.

    Të ardhurat nga taksat nacionale, për periudhën Janar-Mars 2026, u realizuan në shumën 11.2 miliardë lekë ose 97.6% të planit për tremujorin I 2026.

    Të ardhurat nga Fondet Speciale, që përfshijnë të ardhurat nga sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, të mbledhura nga Administrata Tatimore, ISSH dhe FSDKSH, periudhën Janar-Mars 2026, u realizuan në shumën 48.3 miliardë lekë, +4.6 miliardë lekë ose 10.5% më shumë se tremujori 2025, si dhe me realizim prej 101.5% të planit për tremujorin 2026.

    Shpenzimet

    Shpenzimet e përgjithshme publike, për periudhën 3 mujore të vitit 2026, arritën në rreth 156 miliardë lekë, me një realizim në masën 92.9% e planit të periudhës, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025.  Ky zë ka rezultuar 5.9 % më i lartë ose rreth 8.7 miliardë lekë më shumë në krahasim me 3-mujorin 2025./Monitor

    205 mld lekë
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Më i miri kundër Fiorentinës, Ylber Ramadani zgjidhet në formacionin e javës në Serinë A

    April 21, 2026

    Operacion antidr*gë në Tiranë/ Lëshohen 30 urdhër arreste, goditen disa grupe kri*inale

    April 21, 2026

    Serbia me Vuçiçin: Nga balancimi drejt distancimit

    April 21, 2026

    Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, një i vd*kur

    April 21, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 21 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 20 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Mundësi të reja në horizont/ Tre shenjat e Horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha deri në fund të Prillit

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.