Një incident i rëndë është regjistruar në IEVP Reç, ku dy të paraburgosur, me iniciale A.Gj dhe F.D, kanë ushtruar dhunë ndaj një punonjësi të Policisë së Burgjeve, duke kundërshtuar me forcë autoritetin dhe duke shkaktuar dëme materiale në ambientet e institucionit.
Lajmi është konfirmuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, e cila bën të ditur se reagimi ka qenë i menjëhershëm dhe situata është vënë nën kontroll nga forcat e sigurisë.
Punonjësi i dëmtuar ka marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndaj dy të paraburgosurve janë marrë masa të menjëhershme, përfshirë izolimin në regjim të veçantë për tre muaj, nisjen e procedimit penal për disa vepra dhe transferimin në një institucion të sigurisë së lartë.
Autoritetet theksojnë se çdo akt dhune ndaj stafit të burgjeve është i papranueshëm dhe do të ndëshkohet sipas ligjit, ndërsa garantimi i rendit dhe sigurisë në institucionet penitenciare mbetet prioritet


