Edi Rama ka zhvilluar një vizitë në Barcelonë, ku është pritur në Dhomën e Tregtisë së Katalonjës gjatë takimeve të tij zyrtare në Spanja.
Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi ndryshimin e imazhit të Shqipërisë në opinionin publik spanjoll, duke u shprehur se vendi është transformuar nga një perceptim negativ në të kaluarën në një destinacion të preferuar turistik për të rinjtë.
Sipas tij, marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Spanjës ndodhen në nivelin më të mirë historik.
Vizita e kryeministrit vjen në kuadër të pjesëmarrjes në Samitin “Në Mbrojtje të Demokracisë”, ku diskutohen çështje si institucionet demokratike, lufta kundër dezinformimit dhe sfidat e teknologjisë digjitale.


