Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Ferizaj, ku një nxënës 15-vjeçar ka ndërruar jetë pasi është rrëzuar papritur gjatë orës së edukimit fizik në shkollë.
Sipas zëdhënësit të Policia e Kosovës, Kanun Veseli, ngjarja ka ndodhur në shkollën e mesme “Kuvendi i Arbërit”, në rrugën “Brahim Ademi”.
Nxënësi është dërguar me urgjencë në Qendrën Emergjente në Ferizaj, por pavarësisht ndërhyrjes mjekësore, ka humbur jetën.
Autoritetet kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në morg për ekzaminime mjeko-ligjore.


