Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “I kam ofruar postin e drejtuesit të Kombëtares një trajneri shqiptar”, Duka zbulon prapaskenat: U tërhoq në momentet e fundit

    Kosova dhe Shqipëria synojnë të bashkëprodhojnë pajisje ushtarake

    Bordi rrit çmimin e naftën në 210 lekë për litër

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kosovë

    Haziri i LDK-së: Jemi në konsultime me LVV-në për një marrëveshje për presidentin

    April 17, 2026

    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës në opozitë, Lutfi Haziri, tha se me Lëvizjen Vetëvendosje janë duke u konsultuar për një marrëveshje për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.

    Sipas tij, qëllimi është që sa më shpejt të sigurohet funksionaliteti institucional, teksa Kosova aktualisht ka ushtruese të detyrës së presidentit, pasi ish-presidentes Vjosa Osmani i skadoi mandati pesëvjeçar më 4 prill. Këtë post, sipas Kushtetutës, e mori kryeparlamentarja Albulena Haxhiu.

    Haziri tha se konsultimet janë “aktive” dhe se kreu i partisë, Lumir Abdixhiku po punon që t’i jepet “një mundësi marrëveshjes mes LDK-së dhe VV-së”.

    Një ditë më parë, kryeministri i Kosovës, njëherësh udhëheqësi i LVV-së në pushtet, Albin Kurti, po ashtu tha për mediat se është në komunikim me LDK-në dhe se “kur te kemi rezultate do të ju njoftojmë“.

    Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë afat deri më 28 prill që të zgjedhin presidentin, në të kundërtën vendi shkon në zgjedhje.

    Kurti, ditë më parë ka zhvilluar takim me Lumir Abdixhikun, kryetarin e LDK-së, por takimi ka përfunduar pa ndonjë marrëveshje për presidentin. LDK-ja në legjislaturën e dhjetë ka 14 deputetë.

    LVV-ja më herët ka paralajmëruar edhe akime të tjera me LDK-në dhe PDK-në.

    LVV-ja e Kurtit më 5 mars propozoi dy emra për pozitën e presidentit: Glauk Konjufcën, ministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe deputeten Fatmire Mullhaxha -Kollçaku. Në mungesë kuorumi, procesi ka mbetur në gjysmë.

    Konjufca tha më 16 prill se tërheq kandidaturën nëse opozita del me një kandidaturë të përbashkët.

    Më 6 mars, një ditë pas seancës për presidentin, ish-presidentja Vjosa Osmani prezantoi një dekret për shpërndarje të Kuvendit dhe hapje të rrugës për zgjedhje të reja. Vetë Osmani e synonte edhe një mandat të dytë, mirëpo nuk e siguroi mbështetjen e nevojshme në këtë drejtim.

    Dekreti u dërgua në Gjykatën Kushtetuese nga Qeveria.

    Gjykata më pas doli me vendim duke thënë se dekreti i ish-presidentes nuk ka pasur asnjë efekt juridik dhe e përcaktoi 28 prillin si afat të fundit për zgjedhje të presidentit, në të kundërtën shteti shkon në zgjedhje që duhen të mbahen brenda 45 ditësh.

    LVV-ja i ka fituar bindshëm zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit të vitit 2025 dhe gëzon 57 ulëse në Kuvend, por ato janë të pamjaftueshme për zgjedhjen e presidentit, meqë për të finalizuar këtë proces nevojiten të paktën 80 vota në Kuvendin me 120 deputetë./REL

    LDK Lutfi Haziri lvv Vjosa Osmani
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “I kam ofruar postin e drejtuesit të Kombëtares një trajneri shqiptar”, Duka zbulon prapaskenat: U tërhoq në momentet e fundit

    April 17, 2026

    Kosova dhe Shqipëria synojnë të bashkëprodhojnë pajisje ushtarake

    April 17, 2026

    Bordi rrit çmimin e naftën në 210 lekë për litër

    April 17, 2026

    Nga mjalti e gështenjat te fasulet me mish të thatë, prodhimet e regjistruara për t’u mbrojtur

    April 17, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.