Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “I kam ofruar postin e drejtuesit të Kombëtares një trajneri shqiptar”, Duka zbulon prapaskenat: U tërhoq në momentet e fundit

    Kosova dhe Shqipëria synojnë të bashkëprodhojnë pajisje ushtarake

    Bordi rrit çmimin e naftën në 210 lekë për litër

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Ekonomi

    Paratë cash në kufi/ Dogana mund të bllokojë edhe shuma nën 10 mijë euro kur ka dyshime

    April 17, 2026

    Projektligji “Për parandalimin e pastrimit të parave”, i hedhur në konsultim publik, vendos rregulla edhe më të forta për paratë cash. Kur autoritetet doganore zbulojnë një mbajtës me një shumë parash cash nën pragun 10 mijë euro dhe ka të dhëna se paratë cash janë të lidhura me veprimtari kriminale, do ta regjistrojnë këtë informacion dhe të dhënat e kërkuara si në rastin mbi këtë kufi. Në këtë rast, kur ka të tilla dyshime, autoritetet doganore mund të bllokojnë përkohësisht paratë cash me anë të një vendimi administrativ në përputhje me legjislacionin. Periudha e bllokimit të përkohshëm nuk duhet të kalojë 30 ditë.

    Pasi autoritetet doganore bëjnë një vlerësim të plotë të nevojës dhe proporcionalitetit të një bllokimi të përkohshëm të mëtejshëm, ata mund të vendosin ta zgjasin periudhën e bllokimit deri në 90 ditë. Kur nuk merret vendim brenda afatit për bllokim të mëtejshëm të parave cash ose nëse përcaktohet se rrethanat e çështjes nuk e justifikojnë një bllokim të mëtejshëm, paratë cash do t’i kthehen menjëherë personit të cilit iu bllokuan.

    Ndërkohë, në rastet kur autoritetet doganore konstatojnë mosdeklarim të shumave mbi 10 mijë euro në kufi,  vendosin gjobë, e cila llogaritet si përqindje mbi vlerën. Konkretisht 30 % të shumës mbi 10 mijë euro kur shuma në total e parave cash është jo më shumë se 20 mijë euro.

    Gjithsesi kjo gjobë nuk mund të jetë më pak se 500 euro; 40 % të shumës mbi 10 mijë euro kur shuma në total e parave cash është më shumë se 20 mijë euro por jo më shumë se 50 mijë euro dhe 50 % të shumës mbi 10 mijë euro kur shuma në total e parave cash është më shumë se 50 mijë euro.

    Kur autoritetet doganore dyshojnë se mosdeklarimi përbën vepër penale për pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit, kallëzimi penal bashkë me dosjen përkatëse, u transferohet autoriteteve gjyqësore kompetente për procedim penal të mëtejshëm, brenda 72 orëve nga çasti i verifikimit të shkeljes. /ekofin.al

    10 mije euro doganat para cash
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “I kam ofruar postin e drejtuesit të Kombëtares një trajneri shqiptar”, Duka zbulon prapaskenat: U tërhoq në momentet e fundit

    April 17, 2026

    Kosova dhe Shqipëria synojnë të bashkëprodhojnë pajisje ushtarake

    April 17, 2026

    Bordi rrit çmimin e naftën në 210 lekë për litër

    April 17, 2026

    Nga mjalti e gështenjat te fasulet me mish të thatë, prodhimet e regjistruara për t’u mbrojtur

    April 17, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.