Lëvizja e fundit e Ronaldos tërhoqi vëmendjen e të gjithë mediave dhe fansave, pasi ai iu bashkua platformës “YouTube” me kanalin e tij të ri.
Diçka që shumë pak e prisnin,duke qenë se kjo është jashtë fushës së tij.
Kanali i ri i Ronaldos, quhet “UR”, dhe menjëherë sapo u hap, ai theu çdo rekord ndjekjeje.
Për 90 minuta ai numëronte mbi 1 milionë ndjekës, më i shpejti që një kanal i ri në këtë platformë ka arritur. Ndërsa tani 19 orë pas hapjes së tij ai numëron afër 18 milionë ndjekës.
Ronaldo u shpreh se ky kanal i jep atij mundësinë të jetë më i lidhur me fansat dhe gjithashtu të ndikoj sado pak në përditshmërinë e tyre dhe të mësojnë më shumë rreth tij dhe familjes së tij.
“Gjithmonë më ka pëlqyer të kem një marrëdhënie të fortë me fansat në mediat sociale dhe kanali im në YouTube do të më japë një platformë edhe më të madhe për ta bërë këtë dhe ata do të mësojnë më shumë për mua, familjen time dhe pikëpamjet e mia për shumë tema të ndryshme”, tha Ronaldo.


