VLORË– Të paktën tre shtetas kanë kanosur një 30-vjeçar, që t’iu jepte 30.000 euro, dhe i morën automjetin atij.
Por falë veprimeve të shpejta të kryera nga grupi i posaçëm hetimor, tre autorët u kapën dhe u vunë në pranga.
Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale të kryera, si administrimi i provave dhe kryerja e veprimeve hetimore me metoda proaktive, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Pasurisë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë dhe të Seksionit Operacional, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Strike”, në kuadër të të cilit u bë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimit i 3 autorëve të dyshuar të ngjarjes, shtetasve:
-A. G., 26 vjeç, M. B., 22 vjeç dhe M. H., 29 vjeç, të tre banues në Vlorë.
Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, mesditën e djeshme, në lagjen “Pavarësia”, kanë kanosur 30-vjeçarin K. S., banues në Vlorë, që t’iu jepte 30 000 euro, më pas i kanë marrë automjetin e tij tip “BMË” dhe janë larguar.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Vlorës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, kryer në bashkëpunim./Radar.al


