TIRANË– Dëshira e shtetasve shqiptarë për të punuar dhe jetuar në vende të ndryshme të botës, nga Europa, SHBA-ja e deri në Kanada nuk ka reshtur prej dekadash.
Në Radar.al ka qenë i ftuar konsulenti i vizave Erjon Vogli, për të folur mbi aplikimin për vizë, procedurën që ndiqet, intervista e deri tek udhëtimi larg Shqipërisë.
Vogli ka treguar për Radar.al se cilat janë gabimet që bëjnë më së shumti qytetarët në momentin kur aplikojnë për vizën amerikane dhe britanike.
Cilat janë gabimet që bëjnë?
Konsulenti: Gabimet që bëjnë shumica e aplikuesve janë gabime në formularin e aplikimit. Gabime te të dhënat e tyre personale, gabime në organizimin e dokumentave apo edhe ndjekja e këshillave të gabuara që mund t’i kenë marrë për shembull nga miq e shokë që ndoshta nuk e dinë krejt mirë procesin edhe bëjnë gabime. Janë gabime të shpeshta për shembull tek formulari i aplikimit me të dhënat personale, përgjigjia tek pyetjet e formularit, organizojnë keq dokumentat, dorëzojnë dokumenta ose nuk i dorëzojnë hiç dokumentat që mund të duhen për formularin e tyre të aplikimit. Edhe këto janë gabime të vogla mund të thuash por që të penalizojnë për procesin./Radar.al


