Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Alarm për kërcënim me dron ndaj ambasadës izraelite në Londër/ Policia blindon zonën, kontrolle të shumta në park dhe liqen

    Nga pengmarrja te dënimi: zbulohet grupi që grabiti biznesmenin italian, mes tyre dy shqiptarë

    Të shtëna me ar*ë në Tiranë, plagoset një person pranë “Farmacisë 10”

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Lufta në Iran dhe kriza energjitike: Kur vijnë lehtësimet?

    April 14, 2026

    Kur do të mbërrijnë tek qytetarët masat e qeverisë gjermane në kohën e krizës së çmimeve të energjisë? Ministri i Financave, Klingbeil thotë, se do duhen disa javë.

    Lufta në Iran ka çuar në një krizë të re energjetike dhe në rritje të çmimeve të karburantit. Për këtë arsye, koalicioni qeveritar gjerman dëshiron të ndërhyjë me një ulje të taksës mbi karburantet dhe lehtësojë barrën për qytetarët gjatë krizës energjetike. Masat e shpallura nga qeveria së fundmi ishin: Karburant më i lirë dhe një bonus prej 1.000 eurosh: Por kur do të vijë lehtësimi i planifikuar i uljes së taksës tek pikat e karburantit dhe kuletën e qytetarët gjermanë?

    Sipas ministrit të Financave dhe zëvendëskancelarit Lars Klingbeil, kjo duhet të ndodhë “sa më shpejt të jetë e mundur”. Kryetari i SPD-së e tha këtë në një intervistë për agjencinë e lajmeve dpa, por do duhet pak kohë. “Po të varej nga unë, duhet ta kishim miratuar këtë më së voni në fillim të majit.” Koalicioni nuk dëshiron të humbasë kohë. Derisa ulja e taksave të reflektohet te pikat e karburantit, do të duhet të kalojnë edhe disa javë. Sipas një raporti të gazetës Bild, edhe kreu i grupit parlamentar të Unionit, Jens Spahn, ka folur në kryesinë federale të CDU-së për një zbatim “në fillim të majit”. Megjithatë, para kësaj duhet të përfundojë procesi ligjvënës.

    Kritika nga ekspertët

    Ndaj masave të shpallura nga qeveria gjermane ka pasur edhe kritika: Zëvendëspresidenti i Institutit Leibniz për Kërkime Ekonomike në Halle (IWH), Oliver Holtemëller i konsideron planet e lehtësimit të qeverisë federale si pak efektive. “Ne e përmirësojmë situatën për disa njerëz, të cilët më pas paguajnë pak më pak te pika e karburantit, por në përgjithësi kjo nuk sjell përmirësim për vendin,” kritikoi Holtemëllerr. Masat janë “jo të përshtatshme për të arritur qëllimin. Aktualisht po ofrohet lehtësim me ‘kulluesen’, gjë që në fund të fundit është shumë e kushtueshme dhe çon në efekte të mëdha përfitimi pa kriter,” tha zëvendëspresidenti i IWH-së, Oliver Holtemöller, për MDR.

    Të paktën disa vlerësime pozitive për qeverinë vijnë nga kryetarja e Konfederatës Gjermane të Sindikatave, Yasmin Fahimi. Ajo e cilëson uljen e planifikuar të taksës mbi mineralet e naftës si një sinjal të duhur./DW

    iran kriza energjitike
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Alarm për kërcënim me dron ndaj ambasadës izraelite në Londër/ Policia blindon zonën, kontrolle të shumta në park dhe liqen

    April 17, 2026

    Nga pengmarrja te dënimi: zbulohet grupi që grabiti biznesmenin italian, mes tyre dy shqiptarë

    April 17, 2026

    Të shtëna me ar*ë në Tiranë, plagoset një person pranë “Farmacisë 10”

    April 17, 2026

    Bashkëpunimi ndërkombëtar çon në arrestimin e “bos-it” të dyshuar të kri*it të organizuar

    April 17, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.