Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Operacioni antidro*ë në Elbasan, 26 urdhër-arreste dhe disa të ndaluar (Detajet)

    Operacioni “Fati i Lojërave” në Tiranë, sekuestrohen makina fati dhe arrestohet administratori i lokalit

    Arrestohen në Itali një shqiptar dhe një maroken, shkëmbyen dro*ë me 270 mijë euro cash, detaje nga operacioni

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    “Politika ka degjeneruar”, Blendi Salaj: Shqiptarët janë qeverisur gjithmonë nga të fortët

    April 12, 2026
    “Politika ka degjeneruar”, Blendi Salaj: Shqiptarët janë qeverisur gjithmonë nga të fortët

    Gazetari Blendi Salaj ka ndarë një qëndrim të fortë për politikën dhe udhëheqjen në Shqipëri, gjatë një bisede në podcastin e Grida Dumës, duke kritikuar qasjen aktuale dhe mënyrën si ushtrohet pushteti.

    “Jam njeri politik. Jemi të gjithë njerëz politikë,” shprehet ai, duke theksuar se e ndjek zhvillimin politik, por tashmë me një distancë më të madhe.

    “Më intereson politika, më acaron shpesh, më zhgënjen gjithmonë… politika vetë ka degjeneruar, është në vaj medet në këto momente.”

    Salaj nënvizon se, pavarësisht kontributit të individëve të veçantë, klima e përgjithshme është bërë e rëndë dhe e lodhshme për publikun.

    “Është bërë shumë bajate, e pahonepshme… ndaj jam duke e parë nga distanca se çfarë ndodh.”

    Në analizën e tij, një nga problemet kryesore lidhet me modelin e udhëheqjes që ka dominuar në vend.

    “Shqipëria është udhëhequr gjithmonë nga të fortë,” thotë ai, duke sugjeruar se ky model nuk është domosdoshmërisht ai që i duhet vendit sot.

    Sipas tij, një lider i vërtetë duhet të ketë cilësi të tjera.

    “Duhet integritet i jashtëzakonshëm, butësi, përulësi,” shprehet Salaj, edhe pse pranon se një profil i tillë mund të mos jetë lehtësisht i pranueshëm nga publiku.

    “Ndoshta nuk do ta votonin një njeri të butë… por kjo është ajo që i duhet vendit.”

    Ai thekson se shoqëria ka nevojë për më shumë autenticitet dhe më pak retorikë politike.

    Gazetari Blendi Salaj qëndrim të fortë për politikën dhe udhëheqjen në Shqipëri
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Operacioni antidro*ë në Elbasan, 26 urdhër-arreste dhe disa të ndaluar (Detajet)

    May 2, 2026

    Operacioni “Fati i Lojërave” në Tiranë, sekuestrohen makina fati dhe arrestohet administratori i lokalit

    May 2, 2026

    Arrestohen në Itali një shqiptar dhe një maroken, shkëmbyen dro*ë me 270 mijë euro cash, detaje nga operacioni

    May 2, 2026

    Bageta e 1 Majit ndez Francën, Kryeministri francez përplaset me sindikatat

    May 2, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 29, 2026

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Nga Albatros Rexhaj Demokracitë e reja nuk reformohen me deklarata. Ato reformohen me punë të…

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 30 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 29 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.