Legjenda e Argjentinës dhe ish-fituesi i Kupës së Botës, Oskar Ruxheri, ka folur për debatin se kush është lojtari më i mirë në botë mes Kristiano Ronaldos dhe Lionel Mesit. Për Bola Vip, ai deklaroi se Ronaldo dhe Mesi nuk janë të barabartë. Ruxheri e vlerësoi lojtarin e Al-Nasr si një yll, por theksoi se gjenialiteti i Mesit e vendos atë në një nivel krejtësisht të ndryshëm.
“As që do të më shkonte ndërmend ta diskutoja këtë temë, sepse ka një ndryshim të madh midis gjeniut që kemi ne dhe atij tjetrit, i cili është një lojtar i shkëlqyer. Mesi është një gjeni dhe Ronaldo është një yll. Ai është vërtet një yll, një lojtar shumë i mirë, por nuk është një gjeni si Mesi.”-ka thënë Ruxheri.
Ruxheri luajti përkrah Diego Maradonës, ndërsa Argjentina u kurorëzua kampione bote për herë të dytë në vitin 1986. Ai gjithashtu luajti për kombëtaren, e cila arriti në finalen e Kupës së Botës 1990, ku humbën ndaj Gjermanisë Perëndimore. Ata ishin shumë pranë fitimit të turneut në dy edicione radhazi, një sukses që Messi dhe shokët e tij shpresojnë ta arrijnë këtë verë.
Ronaldo dhe Mesi do të jenë pjesë e Kupës së Botës për herë të gjashtë këtë vit, më shumë se çdo lojtar tjetër në historinë e futbollit. Të dy lojtarët mendojnë se do të kenë shanse të largohen nga Amerika e Veriut me trofe në atë që do të jetë turneu i fundit për të dy./PanoramaSport


