Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, vendi ynë gjatë ditës së shtunë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme.
Moti do të karakterizohet nga kthjellime të herëpashershme, të alternuara me vranësira mesatare deri të dendura. Këto të fundit do të jenë më të theksuara në zonat malore të lindjes dhe në jug të vendit. Pas orëve të pasdites, pritet përmirësim i kushteve atmosferike, me kthjellime në pjesën më të madhe të territorit.
Gjatë mesditës dhe pasdites, vranësirat më të dendura do të shoqërohen me reshje të dobëta dhe afatshkurtra shiu, kryesisht në relievet malore lindore dhe në malësitë e jugut.
Era do të fryjë me drejtim verilindje–veriperëndim, me një shpejtësi mesatare prej rreth 8 m/s. Në zonat bregdetare dhe ato luginore, era do të jetë më e fortë, duke arritur deri në 18 m/s, ndërsa në det pritet valëzim i forcës 3 deri në 5 ballë.


