Në ditët e para të qëndrimit të tij në “Big Brother VIP 5”, Mateo Borri zbuloi disa detaje rreth lidhjes së tij me Brikena Selmanin. Ai tregoi se njiheshin prej katër vitesh dhe kishin shkëmbyer mesazhe e takime, ndërsa arsyeja e ndarjes kishte qenë thjesht për “arsye madhore”. Sipas tij, ndërhyrja e dajës së Brikenës kishte luajtur një rol vendimtar.
Sot, banorja u surprizua nga një parashutë e veçantë e cila mbante një mesazh të ngrohtë nga daja i saj. Në parashutë shfaqej një foto e Brikenës së vogël me gjyshen, dhe mesazhi i dajës ishte emocionues:
“Brikena, e ke dajën pas teje gjithmonë. Do të pimë kafen bashkë me Mateon për të festuar pas fitores. Daja të do shumë.”
Surpriza e preku thellë Brikenën, ndërsa edhe Mateo u gëzua nga mesazhi i veçantë. Banorët e tjerë mbetën të shtangur nga ngrohtësia dhe përkujdesja e dajës për Brikenën.


