KORÇË– Dyshimet e arsyeshme për një vrasje të mundshme gjatë konfliktit të çastit apo në dinamikë grabitjeje, kanë rikthyer këtë të premte, Policinë e Korçës në fshatin Bulgarec, në banesën e 78-vjeçarit.
Gëzim Vija u gjet i vdekur një ditë më parë teksa kishte edhe plagë nga goditje në kokë. Kjo gjurmë e parë shërbeu si indicio për një krim të dhunshëm, duke mos përjashtuar pistën e rënies aksidentale.
Por gjurmët e tjera të zbuluara përforcuan dyshimin se i moshuari që jetonte vetëm prej më shumë se dy dekadash, mund të ishte sulmuar me pasoja fatale. Vetëm pak minuta më parë është rrethuar përsëri vendngjarja në fshatin Bulgarec të Korçës, për ngjarjen e rëndë kriminale ku mbeti i vdekur 78-vjeçari Gëzim Vija, baba i katër fëmijëve.
Gjithashtu, ekspertët kriminalistë janë rikthyer sërish duke kryer veprimet hetimore brenda banesës për të zbardhur dinamikën e krimit./Radar.al


