Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Trump pret Mbretin Charles në Shtëpinë e Bardhë, nis vizita zyrtare 4-ditore në SHBA

    Romanca vazhdon jashtë shtëpisë, Mateo dhe Brikena të pandashëm pas Big Brother VIP

    Alarm në Londër/ Thirrja e ambasadës iraniane për “sakrificë të jetës” ngre shqetësime për radikalizim

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Lajmet e fundit

    Revolucion në merkaton e verës, Juventus nxjerr në treg 7 lojtarë

    March 29, 2026
    Revolucion në merkaton e verës, Juventus nxjerr në treg 7 lojtarë

    Juventus po kalon një moment delikat në Serie A, ku është në rrezik serioz për të qenë jashtë Champions League për sezonin e ardhshëm. Bardhezinjtë aktualisht renditen të pestët dhe do të jenë në garë të fortë bashkë me Como-n dhe Romën, për biletën e fundit nga Serie A, që të kualifikon në Champions League, pra që është vendi i 4-të.

    Në anën tjetër, bardhezinjtë po përgatiten për ndryshime të mëdha në ekip gjatë verës së ardhshme. “Corriere dello Sport” ka zbuluar një listë me 7 lojtarë që pritet të largohen nga Juventus në fund të këtij sezoni.

    Dy prej tyre do të largohen falas: Dusan Vlahovic dhe Filip Kostic. Dy futbollistëve serbë iu skadon kontrata në qershor të këtij viti. Me Vlahovic ka pasur vazhdimisht diskutime, por sulmuesi serb nuk heq dorë nga pretendimet e tij për rrogën 12 milionë euro në sezon, gjë që nuk pranohet nga drejtuesit bardhezi. Kostic po ashtu do të largohet falas, pasi nuk i është ofruar rinovimi i kontratës.

    Tre nga blerjet e verës së kaluar kanë rezultuar dështim dhe do të largohen: Jonathan David, Lois Openda dhe Edon Zhegrova.

    Portieri Michele Di Gregorio po ashtu do të largohet, pasi ka humbur vendin e titullarit në javët e fundit dhe nuk ka më besimin e Luciano Spalletti-t dhe drejtuesve të klubit. Emri i fundit është ai i anësorit portugez Joao Mario, i cili aktualisht është i huazuar te Bologna, por do të rikthehet në fund të sezonit, për t’u shitur në mënyrë përfundimtare këtë herë.

    juventus Ndryshime të mëdha serie A
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Trump pret Mbretin Charles në Shtëpinë e Bardhë, nis vizita zyrtare 4-ditore në SHBA

    April 27, 2026

    Romanca vazhdon jashtë shtëpisë, Mateo dhe Brikena të pandashëm pas Big Brother VIP

    April 27, 2026

    Alarm në Londër/ Thirrja e ambasadës iraniane për “sakrificë të jetës” ngre shqetësime për radikalizim

    April 27, 2026

    Kuvendi i Kosovës nis votimin për Presidentin, opozita bojkoton seancën

    April 27, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet sot për ju, horoskopi 27 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 24 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit 23 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.