Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në zonën e Selenicë, në Vlorë, ku si pasojë e një përplasjeje automjetesh dyshohet se kanë humbur jetën dy persona, ndërsa një tjetër ndodhet në gjendje të rëndë.
Ngjarja ka ndodhur pas një përplasjeje mes mjeteve, rrethanat e së cilës ende nuk janë bërë plotësisht të qarta. Forcat e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendin e aksidentit, duke nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe dinamikën e përplasjes.
I plagosuri është transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa autoritetet vijojnë punën për dokumentimin e plotë të rastit.


