Kiara Tito ka publikuar së fundmi disa foto me vajzën Luna Mari dhe Luiz Ejllin.
Në foto shihet çifti teksa mbajnë në krahë vajzën dhe duken shumë të lumtur e të buzëqeshur krah njëri-tjetrit.
Vetë moderatorja Kiara Tito ka zgjedhur ta etiketojë postimin me mbishkrimin “Ejllat”.
Që nga ardhja në jetë e të voglës, dyshja kanë qenë mjaft aktiv në rrjetet sociale dhe nuk kanë nguruar t’u tregojnë ndjekësve herë pas here Lunën teksa rritet.



