Një incident me armë zjarri ka tronditur kampusin e University of Virginia në Shtetet e Bashkuara, ku të paktën dy persona mbetën të plagosur pas të shtënave të raportuara në orët e para të mëngjesit.
Sipas autoriteteve, autori i dyshuar i sulmit është neutralizuar dhe vrarë nga policia në vendngjarje. Ngjarja ndodhi brenda kampusit universitar, ku studiojnë rreth 24 mijë studentë.
Dy personat e plagosur u transportuan menjëherë në spital për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa gjendja e tyre shëndetësore nuk është bërë ende publike nga autoritetet.
Në vendin e ngjarjes ndërhynë forcat e policisë së universitetit, policia lokale e qytetit të Norfolk si dhe ekipet e emergjencës.
Pas incidentit, drejtuesit e universitetit vendosën të anulojnë të gjitha mësimet dhe aktivitetet në kampusin kryesor për pjesën e mbetur të ditës. Studentëve dhe stafit u është kërkuar të shmangin zonën përreth ndërtesës ku ndodhën të shtënat, ndërsa hetimet vijojnë për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.


