Policia zvicerane po e heton si një akt të qëllimshëm zjarrin që shpërtheu në një autobus në qytetin e Kerchers, kantoni i Fribourg, të martën vonë, dhe që rezultoi në vdekjen e gjashtë personave dhe plagosjen e pesë të tjerëve, dy prej të cilëve ndodhen në gjendje të rëndë.
Zjarri ndodhi rreth orës 18:25 në rrugën kryesore të qytetit. Autoritetet po shqyrtojnë mundësinë që incidenti të ketë qenë i qëllimshëm, duke përjashtuar për momentin një motiv terrorist.
Hetuesit po analizojnë dëshmitë, pasi një person hodhi një substancë të ndezshme brenda autobusit./Radar.al


