Sulmuesi i Kombëtares U21, Stiven Shpendi i cili luan te Empoli në Itali është bërë me trajner të ri. Pasi Alesio Dionisi u shkarkua, është gjetur menjëherë pasuesi i tij, i cili do jetë, Fabio Kaserta. Ai do të jetë trajneri i tretë i sezonit, pas Guido Paljuca dhe Dionisi.
“Klubi i Futbollit Empoli njofton se Fabio Kaserta është trajneri i ri i Ekipit të Parë. Trajneri ka nënshkruar një kontratë deri më 30 qershor 2026 dhe do të drejtojë seancën e parë stërvitore këtë pasdite në orën 14:30 në Sussidiario del Carlo Castellani Computer Gross Arena.
Fabio Kaserta lindi më 24 shtator 1978, në Melito di Porto Salvo. Pas një karriere si futbollist profesionist, ai filloi karrierën e tij si trajner në sezonin 2016/17 si ndihmës trajner te Juve Stabia në Serie C. Sezonin pasardhës, ai u emërua trajner i ekipit të Campania-s, duke i çuar ata drejt ngjitjes në Serie B në prill të vitit pasardhës. Ai gjithashtu udhëhoqi Juve Stabia-n në ivizionin e dytë. Në sezonin 2020/21, ai u bë trajneri i ri i Perugia-s, duke i çuar ata drejt ngjitjes në Serie B në vitin e tyre të parë. Më pas ai u transferua për të drejtuar Beneventon duke e përfunduar sezonin në vendin e shtatë dhe duke arritur në gjysmëfinalet e playoff-it. Karriera e Fabio Caserta-s vazhdoi te Cosenza, Catanzaro, ku ai arriti në gjysmëfinalet e playoff-it të Serie B në sezonin 2024/25, dhe Bari”, thuhet në deklaratën e klubit.


