Aktori i njohur gjerman Gedeon Burkhard, i famshëm për rolet në serialin “Komisari Rex” dhe filmin “Të pamëshirshmit”, ishte i pranishëm në Durrës gjatë ceremonisë së dhënies së titullit “Doctor Honoris Causa” për vëllezërit Nicolas dhe Olivier Berggruen në Universitetin “Aleksandër Moisiu”.
Prania e tij kishte një kuptim të veçantë, pasi Burkhard është stërnip i aktorit të madh evropian Aleksandër Moisiu, gjë që e bëri ceremoninë edhe më emocionale për familjen dhe të ftuarit. Ai mbajti një profil të ulët dhe modest gjatë vizitës, dhe pak e njohën, përveç disa të ftuarve, përfshirë pedagogën e turizmit, Dr. Brunilda Licaj.


