Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Dhunë në burgun e Reçit, dy të paraburgosur sulmojnë efektivin dhe dëmtojnë ambientet

    Tragjedi në SHBA/ Tetë fëmijë humbin jetën pas të shtënave në Luiziana

    SHBA drejt marrëveshjes me Iranin? Zyrtari amerikan flet për progres në negociata

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Nisin skemat e reja për shlyerjen e debive të energjisë: Këste deri në 240 muaj dhe ulje të kamatave deri në 100%

    March 9, 2026
    S’ka prodhim vendas, shtohet importi i energjisë elektrike. Në gusht u shpenzuan 21.8 milionë euro

    OSHEE Group ka nisur zbatimin e skemave të reja lehtësuese për pagesën me këste të detyrimeve të prapambetura të energjisë elektrike. Skema zbatohet nga Furnizuesi i Shërbimit Universal (FSHU) dhe përfshin faturat e krijuara deri më 31 dhjetor 2024, duke ofruar mundësi më të lehta shlyerjeje për qytetarët dhe bizneset.

    Këste të reduktuara për kategoritë në nevojë

    Klientët familjarë që përfitojnë ndihmë ekonomike, pensionistët kryefamiljarë dhe personat me status të veçantë mund të lidhin akt-marrëveshje për shlyerjen e detyrimeve deri më 31 dhjetor 2025, me këste që nisin nga 1,200 lekë në muaj, me kusht që të mos kenë detyrime të reja për vitin 2026.

    Ndërsa klientët e tjerë familjarë mund të shlyejnë faturat e prapambetura deri më 31 dhjetor 2024 me këste mujore që nisin nga 2,800 lekë.

    Numri maksimal i kësteve: deri në 240 muaj

    Klienti mund të zgjedhë edhe një këst më të lartë se minimumi, por pa kaluar kufirin e 240 kësteve.

    Skema për institucione dhe biznese

    Për kategoritë buxhetore dhe jo-buxhetore, këstet përcaktohen sipas vlerës së detyrimit:

    24 këste – 100,000 deri 500,000 lekë

    48 këste – 500,001 deri 1,000,000 lekë

    60 këste – 1,000,001 deri 5,000,000 lekë

    84 këste – 5,000,001 deri 10,000,000 lekë

    120 këste – mbi 10,000,000 lekë

    Skemë speciale për disa fatura

    Për faturat korrektive, përmbledhëse apo rastet e testimit të matësit, detyrimet mund të paguhen deri në 24 këste.

    Ulje të mëdha të kamatvonesave

    Nëse detyrimi shlyhet me një këst të vetëm, aplikohen ulje të konsiderueshme të kamatave:

    70% ulje për klientët familjarë

    50% ulje për klientët jofamiljarë

    100% falje për biznesin e vogël

    Kushtet për përfitim

    Për të hyrë në skemë, klientët duhet:

    të kenë shlyer faturat e vitit 2025 dhe në vijim;

    të paguajnë këstin e parë brenda 7 ditëve nga nënshkrimi i marrëveshjes;

    të vijojnë me pagesa mujore të rregullta deri në shlyerjen e plotë.

    Sipas OSHEE Group, skemat synojnë të ndihmojnë qytetarët që kanë vështirësi financiare, por edhe të rrisin stabilitetin financiar të kompanisë për të garantuar furnizim të sigurt me energji në të ardhmen.

    Energjia kamata skema
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Dhunë në burgun e Reçit, dy të paraburgosur sulmojnë efektivin dhe dëmtojnë ambientet

    April 19, 2026

    Tragjedi në SHBA/ Tetë fëmijë humbin jetën pas të shtënave në Luiziana

    April 19, 2026

    SHBA drejt marrëveshjes me Iranin? Zyrtari amerikan flet për progres në negociata

    April 19, 2026

    Bayern Munich shpallet kampion i Gjermanisë, shkatërron Stuttgartin dhe vendos rekorde historike

    April 19, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Mundësi të reja në horizont/ Tre shenjat e Horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha deri në fund të Prillit

    Parashikimi i horoskopit për sot, 19 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.