PRISHTINË– Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka nxjerrë dekretin për shpërndarjen e Kuvendit.
Ditën e sotme gjatë një konference për media, Osmani ka thënë se dështimi i deputetëve të Kuvendit për të zgjedhur presidentin e ka shtyrë Kosovën në zgjedhje të reja.
“Jam këtu para jush sepse përfaqësuesit e popullit mbrëmë vendosën që ta dërgojnë vendin në zgjedhje të reja. Kjo situatë ka qenë plotësisht e evitueshme. Është fatkeqësi e madhe për këtë shtet që ata nuk zgjodhën interesin e Republikës së Kosovës. Andaj sot, në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, kam nxjerrë dekretin për shpërndarje të Kuvendit dhe nëpërmjet këtij dekreti po kryej detyrimin kushtetues i cili është i përcaktuar qartë.”-tha Osmani./Radar.al


