Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Los Angeles kufizon përdorimin e ekraneve në shkolla, masa e parë e këtij lloji në SHBA

    Trump: Mund të rifillojnë bisedimet me Iran brenda pak ditësh

    Qeveria dëmshpërblen fermerët për murtajën e bagëtive, kompensim financiar për dëmet në të gjithë vendin

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Rajon

    Rutte në Shkup: NATO e përkushtuar të mbrojë territorin aleat

    March 4, 2026

    Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte zhvilloi vizitën e parë zyrtare në Maqedoninë e Veriut. Ai u prit me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake nga presidentja e Maqedonisë së Veriut Siljanovska-Davkova.

    Rrethanat e sotme komplekse të sigurisë kërkojnë vigjilencë, gatishmëri, forcim të aktiviteteve të instrumenteve për paralajmërim të hershëm dhe investime më të forta dhe të qëndrueshme në kapacitetet mbrojtëse, deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i NATO-së Mark Rutte në takimin kokë në kokë me presidenten Gordana Siljanovska-Davkova. Maqedonia e Veriut është një aleat besnik i NATO-s dhe kontribuon në sigurinë e të gjithë rajonit, thekuan në konferencën e përbashkët të shtypit kreu i NATO-së Rute dhe presidentja Siljanovska.

    “NATO është e përkushtuar për të mbrojtur çdo centimetër të territorit aleat, ngado që të vijë sfida”, theksoi Rutte në Shkup.

    Maqedonia e sukseshme në misionet e NATO-s

    Shefi i NATO-s Mark Rutte falënderoi Maqedoninë e Veriut për mbështetjen që jep në kuadër të misionit të KFOR-it, ndërsa theksoi se NATO po sigurohet që ky mision të mbetet i fuqishëm.

    “Maqedonia e Veriut e ka mbështetur prej kohësh misionin tonë paqeruajtës të KFOR-it në Kosovë, dhe për këtë ju falënderoj. KFOR-i vazhdon të luajë një rol themelor në mbështetje të sigurisë së qëndrueshme, për të mirën e të gjithë njerëzve që jetojnë në Kosovë. Ne do të vazhdojmë të sigurohemi që KFOR-itë mbetet i fuqishëm dhe i aftë për qëllimin e tij”, nënvizoi Rutte.

    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte vlrësoi si pozitiv buxhetin që ndan vendi për mbrojtje, e cila është pak mbi 2% e prodhimit bruto në vend (BPV) , duke synuar arritjen e 5 përqindëshit siç pritet në 2035. Ai tha se është e qartë se duhet të punojmë së bashku për të mbrojtur sigurinë tonë të përbashkët.

    “Nuk është koha të jemi të kënaqur. Të gjithë partnerët duhet të bëjnë më shumë duke e rritur investimin në mbrojtje dhe duke i furnizuar plotësisht misionet dhe aktivitete e NATO-s. Kështu do të kemi më shumë siguri, rritje më të madhe ekonomike dhe më shumë vende pune”, u shpreh Mark Rutte.

    Rutte e përmendi edhe Samitin e NATO-s që do të zhvillohet në Ankara në korrik, ku një ndër temat do të jetë edhe rritja e objektivave të shpenzimeve të mbrojtjes përtej 2% të PBV-së aktuale, pasi ky nivel është i pamjaftueshëm për të garantuar sigurinë afatgjatë.

    Siljanovska-Davkova: NATO platformë përgjegjësie dhe vizioni të përbashkët

    NATO nuk është vetëm një aleancë ushtarake por edhe një platformë e përgjegjësisë së përbashkët, dhe më e rëndësishmja e një vizioni të përbashkët, ndaj ne vazhdojmë të jemi një anëtar i përgjegjshëm i aleancës, ka theksuar Presidentja e Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska-Davkova.

    “Si aleat i besueshëm, ne po zbatojmë planin e investimeve në mbrojtje.Ne po kontribuojmë në mënyrë aktive në qëndrimin mbrojtës të NATO-s dhe në këtë mënyrë po demonstrojmë se siguria është një përgjegjësi e përbashkët”, theksoi presidentja Siljanovska.

    Siljanovska Davkova nënvizoi, se garancia më e madhe për paqen dhe sigurinë nëBallkanin Perëndimor është integrimi i tij i menjëhershëm dhe i plotë në BE dhe për këtë arsye, tha ajo, pret që në samitin e ardhshëm të NATO-s në Ankara, vëmendje e veçantë  t’i kushtohet situatës së sigurisë në Ballkanin Perëndimor duke pasur parasysh sfidat aktuale.

    “Investimi dhe garancia më e madhe jo vetëm për sigurinë tonë, por edhe për sigurinë e Evropës në tërësi është anëtarësimi ynë dhe anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor në BE”, u shpreh Gordana Siljanovska-Davkova.

    Mark Rutte Sekretari i Përgjithshëm i NATO Shkup
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Los Angeles kufizon përdorimin e ekraneve në shkolla, masa e parë e këtij lloji në SHBA

    April 22, 2026

    Trump: Mund të rifillojnë bisedimet me Iran brenda pak ditësh

    April 22, 2026

    Qeveria dëmshpërblen fermerët për murtajën e bagëtive, kompensim financiar për dëmet në të gjithë vendin

    April 22, 2026

    Legjenda Tomaszewski kritikon ashpër Lewandowskin: Mos i lejo të nëpërkëmbin

    April 22, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 22 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 21 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 20 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.