Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Moti sot/ Kthjellime në të gjithë vendin, ja si parashikohen temperaturat

    Netanyahu mbledh urgjent kabinetin e sigurisë, alarm në Izrael për negociatat SHBA-Iran

    Arrestohet në Borsh Moisi Habilaj, ishte në kërkim prej pesë vitesh

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Atentati në mbikalimin e Shkozetit/ Ish-prokurori Ndoja dhe Rrumi i Shijakut do përballen në gjyq me të akuzuarit

    August 19, 2024
    Atentati në mbikalimin e Shkozetit/ Ish-prokurori Ndoja dhe Rrumi i Shijakut do përballen në gjyq me të akuzuarit

    5 vite pas ,mbijetesës së breshërive të plumbave drejt automjetit ku udhëtonte pranë mbikalimit të Shkozetit, ish-prokurori Arjan Ndoja, do të përballet në sallën e gjyqit me të akuzuarit si autorë të atentatit.

    Gjykata e Posaçme njoftoi për shpallje publike ish-prokurorin, si palë të dëmtuar, për seancën ndaj 5 të akuzuarve për ngjarjen ku mbeti i plagosur vetë, bashkudhëtari Aleksandër Laho, i njohur si “Rrumi i Shijakut”dhe shoferi Andi Maloku, humbi jetën në spital.

    Seanca gjyqësore paraprake e caktuar më 10 shtator, zhvillohet ndaj të dyshuarave si anëtarë të një grupi kriminal të përbërë nga Ramazan Rraja, Genti Ndrejaku, i njohur edhe si Kili ose Ekil Ndrejaku, Endrit Sinani, Julian Pjetri dhe Bashkim Haxhija.

    Pasi SPAK siguroi nga autoritetet franceze komunikimet e tyre në SKY ECC, ata u arrestuan më janar 2023.

    Sipas hetimit të SPAK, pjesë e të njëjtit grup është edhe Plarent Dervishaj e Julian Meçe, të arrestuar në Dubai dhe transferuar në Shqipëri pak ditë më parë.

    Si viktima e të dëmtuar ngjarjen e atentatit ndaj prokurorit, GjKKO ka njoftuar për gjyqin edhe Rrumin e Shijakut, i shpallur në kërkim nga SPAK, dhe Genci Malokun, babai i viktimës Andi Maloku.

    Në listën e të njoftuarve janë edhe Mitri Prifti dhe Vullnet Muça, i njohur dhe si Vullnet Muharremi, që dyshohet se kanë qenë shënjestra të grupit kriminal, pasi SPAK ka prova se janë siguruar kushte për vrasjen e tyre. Si palë e dëmtuar në këtë gjykim është ftuar edhe Luan Mata, babai i të shpallurit në kërkim nga SPAK, Ervin Mata, për shkak së të akuzuarit e dosjes në maj të vitit 2020 shpërthyen një sasi tritoli pranë një hoteli në pronësi të tij në Rrugën e Dibrës në Tiranë.

    Gjykata e Posaçme njofton të dëmtuarit se kanë të drejtë të marrin pjesë në seancë personalisht, ose përmes një përfaqësuesi ligjor.

    Arjan Ndoja atentati ne Shkozet Rrumi i Shijakut
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Moti sot/ Kthjellime në të gjithë vendin, ja si parashikohen temperaturat

    June 14, 2026

    Netanyahu mbledh urgjent kabinetin e sigurisë, alarm në Izrael për negociatat SHBA-Iran

    June 14, 2026

    Arrestohet në Borsh Moisi Habilaj, ishte në kërkim prej pesë vitesh

    June 13, 2026

    Katari mbështet ndërmjetësimin e Pakistanit në bisedimet SHBA-Iran, optimizëm për arritjen e një marrëveshjeje

    June 13, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.