Aktori kanadezo-amerikan Jim Carrey u nderua me Çmimin për Arritje në Jetë në edicionin e 51-të të Cesar Awards, të mbajtur në Sallën Olympia Hall në Paris. Pamja e tij në këtë ceremoni tërhoqi vëmendjen e shumë përdoruesve në rrjetet sociale.
Çmimi iu dorëzua nga regjisori Michel Gondry, me të cilin Carrey bashkëpunoi në filmin Eternal Sunshine of the Spotless Mind.
“Si aktor, çdo personazh që luan është si balta në duart e një skulptori, të cilën e formëson sipas dëshirës së zemrës sate. Jam shumë i lumtur që e kam ndarë këtë art me kaq shumë njerëz që më kanë hapur vërtet zemrat e tyre”, tha ndër të tjera në frëngjisht Jim Carrey.

Ai shtoi se paraardhësit e tij janë nga Franca dhe se ky çmim përbën një nder të veçantë për të.
“Faleminderit familjes sime të mrekullueshme, vajzës sime Jane dhe nipit tim Jackson. Të dua tani dhe përgjithmonë. Faleminderit shoqes sime të mrekullueshme Mina. Të dua, Mina. Dhe së fundmi, faleminderit burrit më qesharak që kam njohur ndonjëherë, babait tim Percy Joseph Carrey, i cili më mësoi vlerën e dashurisë, bujarisë dhe të qeshurës”, u shpreh ai.
Ndërkohë, në rrjetet sociale kanë qarkulluar komente të shumta lidhur me ndryshimin në pamjen e aktorit, me disa përdorues që spekulojnë nëse ai i është nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale kozmetike.
“Ai nuk duket më si vetvetja”, “Ja si dukesh kur e tepron me ndërhyrjet kirurgjikale”, “Ky nuk është Jim Carrey”, janë disa nga komentet e publikuara në platformën X.
Quelle classe 👑
Le discours en français du César d'honneur, Jim Carrey.De The Mask à The Truman Show, en passant par Eternal Sunshine of the Spotless Mind, il a conquis nos cœurs et reçoit un hommage plus que mérité. pic.twitter.com/wVdCpG6Ay8
— CANAL+ (@canalplus) February 26, 2026


