Kosova dhe Shtetet e Bashkuara shënojnë 18 vjet marrëdhënie diplomatike me një takim të nivelit të lartë në Departamenti Amerikan i Shtetit.
Presidentja e Republika e Kosovës, Vjosa Osmani, u prit nga Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ku u diskutua forcimi i aleancës strategjike ndërmjet dy vendeve. Gjatë takimit, Osmani theksoi vendosmërinë për të mbrojtur paqen dhe garantuar një të ardhme të sigurt për gjeneratat e reja, duke shprehur mirënjohje për mbështetjen amerikane ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës, si dhe për prezencën ushtarake amerikane në vend.
Në fokus të bisedimeve ishin hapat konkretë për zgjerimin e bashkëpunimit në fushat e ekonomisë dhe mbrojtjes, si dhe rëndësia e anëtarësimit të Kosovës në NATO.
Përmes një postimi në Facebook, Osmani shtoi:
“E falënderova për përfshirjen e Kosovës në Bordin e Paqes, për mbështetjen vendimtare amerikane për sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës, si dhe për prezencën ushtarake amerikane si prezencë kyç për paqen dhe stabilitetin në rajon. Diskutuam gjithashtu hapjen e kapitujve të ri të bashkëpunimit në ekonomi dhe mbrojtje, si pjesë e partneritetit tonë strategjik.”
Takimi shënon një moment të rëndësishëm në konsolidimin e partneritetit Kosovë–SHBA dhe forcon perspektivën e bashkëpunimit strategjik në të ardhmen.


