Pasditen e sotme, tre automjete u përplasën në një aksident zinxhir në fshatin Bishqem, bashkia e Peqin, në aksin kombëtar Peqin–Elbasan, duke shkaktuar shqetësim për drejtuesit e mjeteve.
Sipas informacioneve paraprake, përplasja dyshohet të ketë ndodhur për shkak të mosrespektimit të distancës së sigurisë mes automjeteve. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar rëndë, por të tre mjetet pësuan dëme materiale të konsiderueshme.
Si pasojë e aksidentit, qarkullimi në këtë segment u ngadalësua për disa minuta. Në vendngjarje mbërritën shërbimet e policisë, të cilat kryen veprimet procedurale dhe normalizuan trafikun.


