TIRANË– Në shtëpinë e Big Brother VIP debatet dhe zënkat nuk kanë fund. Pas Prime-t të së martës Selin dhe Rogerti janë përfshirë në një debat të ashpër që ka arritur një pikë kulmore gjatë orëve të natës, duke shënuar një nga momentet më të tensionuara deri më tani brenda shtëpisë, të paktën mes tyre.
Pas një dite të mbushur me debate, akuza dhe përplasje verbale, konflikti mes tyre ka kaluar në një tjetër nivel, duke shkaktuar reagime të forta te banorët dhe publiku.
Nga ana tjetër, Selin tha se e ka pritur nga Miri këtë sjellje. Rogerti, nga ana tjetër, tha se ata do të kthehen sërish së bashku në lojë, pas largimit të Gimbos.
“Është parë qartë si jemi përballur pas kësaj ndarjeje në lojë. Do të thoja që asnjë nga banorët nuk e besonte që kështu është e vërteta. Jemi të ndarë, kam ngelur pak keq nga kjo pjesë, se nuk më është thënë në sy do e bëjmë lojën vetëm. Unë këtë e prisja në çdo moment, e pyesja, a jemi bashkë apo jo. Ndodhi ajo që ndodhi, thika pas shpine. Të vazhdojë vetëm, i uroj fat.”- u shpreh Miri.
“Dua t’i them Rogertit të mos shqetësohet për familjen time. Për pjesën e Mirit, mezi po prisja prime-in e sotëm se e dija që kishte folur për mua. Miri në çdo cep të shtëpisë flet vetëm për Selin. E kam pritur nga Miri këtë qasje.”-tha Selin.
“Unë nuk flas vetëm për Selinin, vetëm kur më pyesin.”-u shpreh Miri. “Selin mezi po pret që Gimbo të largohet nga shtëpia dhe të rikthehet edhe njëherë me Mirin.”- tha Rogerti./Radar.al


