Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Me Berishën në zemër dhe Interin mbi supe, demokrati “i blinduar” pret nisjen e protestës

    Shkëlzeni dhe Argita zbresin në shesh, protesta merr “bekimin familjar”

    “Ma këpute shpirtin o bukurosh…”, Zegjine Caushi ironizon deputetin e PD pas protestës opozitare: Të kisha ardhur unë të të mbaja krahun

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Politike

    Rama: Balluku më ka dorëzuar tre herë dorëheqjen! Largim nën presionin e një fuqie që ka dalë nga territori vet

    February 16, 2026

    TIRANË– Kryeministri Edi Rama ditën e sotme nga mbledhja me Grupin Parlamentar ka bërë me dije se Belinda Balluku ia ka dorëzuar tre herë dorëheqjen nga posti i zëvendës kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë.

    Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS-së, ku u bënë me dije ndryshimet ligjore, kryeministri theksoi se nuk ia pranuar dorëheqjen sepse do të bëhej fjalë për një largim që kalon jashtë territorit të pushtetit ekzekutiv.

    Shefi i qeverisë thotë se nuk do ta pranojë dorëheqjen “deri kur të plotësohen kushtet”.

     “Belinda Balluku ma ka dorëzuar tre herë dorëheqjen. I kam atje në dosje. Një herë kur iu ngrit akuza, e dyta ku iu bë pezullimi i parë dhe herën e tretë pasi GJK nuk mori vendim dhe të tre herët jam unë që kam refuzuar dorëheqjen. Sepse dorëheqjen nën presionin e një fuqie që ka dalë nga territori i vet dhe është futur në territorin e pavarësisë së pushtetit ekzekutiv nuk ka. I jam falenderues për faktin që nuk ka persistuar por ka vazhduar ta marrë gjithë atë baltë mbi fytyrë se unë nuk e pranoj dorëheqjen deri kur të plotësohen kushtet. Se kur plotësohen kushtet se përcakton dot as prokurori, as gjykatësi i seancës paraprake, as media dhe as gjyqi popullor. Se nëse do të hynim në këtë logjikë do t’i hapnim rrugë një historie që do të dëmtonte kapacitetin e pushtetit ekzekutiv për të qeverisur. Kush më tregon Gjermaninë apo Danimarkën iu them se jemi në kushte të ndryshme. Në Shqipëri jemi në një fazë revolucionare, transformuese, përmbysjeje të një sistemi të kalbur, të një historie kur tradita ka qenë dhe mbetet problemi më i madh për të ndërtuar një sistem gjyqësor demokratik se shkon në të kundërtën e lirisë dhe jemi në kushtet kur duke  i dhënë pavarësinë e plotë pushteti gjyqësor dhe ngritur struktura speciale për të luftuar ne që jemi ata që duhet të qeverisin, është e rëndësishme që të jemi të vëmendshëm për të ruajtur balancën që në mënyrë të përsëritur rrezikon të prishet nga aventurizmi i një prokurori këtu e një gjykatësi atje.”-deklaroi Rama./Radar.al

    Belinda Balluku Edi rama
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Me Berishën në zemër dhe Interin mbi supe, demokrati “i blinduar” pret nisjen e protestës

    April 17, 2026

    Shkëlzeni dhe Argita zbresin në shesh, protesta merr “bekimin familjar”

    April 17, 2026

    “Ma këpute shpirtin o bukurosh…”, Zegjine Caushi ironizon deputetin e PD pas protestës opozitare: Të kisha ardhur unë të të mbaja krahun

    April 17, 2026

    Tensione në protestë para Kryeministrisë/ Aulon Kalaja dërgohet në urgjencë pas gazit lotsjellës

    April 17, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.