Detaje të reja për plagosjen e 18-vjeçares në hotelin “Gjuta”, dëshmia e të dashurit 22-vjeçar
Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me plagosjen e 18-vjeçares në hotelin “Gjuta” në Tiranë, ngjarje që paraprakisht dyshohet si vetëplagosje.
Sipas informacioneve të raportuara 22-vjeçari Erisjaldo Gjuta ka deklaruar se në momentin kur ka ndodhur e shtëna ka qenë jashtë me të atin. Ai ka treguar se sapo kanë dëgjuar krismën janë ngjitur me shpejtësi në dhomë dhe e kanë gjetur të renë të plagosur.
Sipas dëshmisë së tij, fillimisht kanë tentuar t’i japin ndihmën e parë, por për shkak të gjendjes së rëndë kanë vendosur ta transportojnë menjëherë në spital.
Burime nga hetimi bëjnë me dije se arma dyshohet të jetë në pronësi të 22-vjeçarit dhe ende nuk është gjetur. Deri në këtë fazë, nuk ka indicie për një dinamikë tjetër të ngjarjes përveç asaj të vetëplagosjes. Po ashtu, sipas të dhënave paraprake, 18-vjeçarja më herët kishte shfaqur probleme të shëndetit mendor dhe kishte tentuar të dëmtonte veten me medikamente.
Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes


