Një shtetase e Shqipërisë ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra në një aksident fatal në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë.
Ajo ishte pasagjere në veturën që dyshohet se doli nga rruga në fshatin Korroticë, ndërsa shoferi, po ashtu shtetas i Shqipërisë, ka mbetur i lënduar.
Sipas njoftimit, ngjarja ka ndodhur më 13.02.2026, rreth orës 06:50. Në aksident ishte përfshirë një veturë me targa të Shqipërisë, ku udhëtonin drejtuesi dhe pasagjerja, të dy shtetas të Republikës së Shqipërisë.
Si pasojë e aksidentit, të dy kanë pësuar lëndime trupore, por pasagjerja ka ndërruar jetë më pas në Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK), ndërsa drejtuesi vijon të marrë trajtim mjekësor.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Instituti i Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.


