TIRANË– Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 08:40, ku drejtuesi i një automjeti ka humbur kontrollin e për pasojë makina ka përfunduar sipër bordurave ndarëse të dy korsive.
Ngjarja ka ndodhur në Unazën e Vogël pranë Universitetit të Sporteve në Tiranë.
Këto janë pamjet e sigurara nga Radar.al, ndërsa ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar, apo vetëm dëme materiale.



