Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Dhunë në burgun e Reçit, dy të paraburgosur sulmojnë efektivin dhe dëmtojnë ambientet

    Tragjedi në SHBA/ Tetë fëmijë humbin jetën pas të shtënave në Luiziana

    SHBA drejt marrëveshjes me Iranin? Zyrtari amerikan flet për progres në negociata

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kosovë

    Kuvendi i Kosovës miraton me 90 vota rezolutën për procesin gjyqësor në Hagë

    February 12, 2026

    Kuvendi i Kosovës ka miratuar me 90 vota pro, një kundër dhe asnjë abstenim një rezolutë që i referohet procesit gjyqësor në Dhomat e Specializuara në Hagë, duke kërkuar garantimin e një gjykimi të drejtë për të akuzuarit.

    Rezoluta, e hartuar nga një grup ekspertësh dhe e mbështetur nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), përbën vendimin e parë të legjislaturës së dhjetë të Kuvendit, e cila u konstituua një ditë më parë.

    Para votimit, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) propozoi që dokumentit t’i shtohej një pikë për zbardhjen e vrasjeve para dhe pas luftës. Ky propozim u kundërshtua nga PDK. Deputeti Përparim Gruda deklaroi se partia e tij e ka mbështetur tekstin, por nuk ka qenë hartuese e tij.

    Në një nga pikat kryesore të rezolutës, e cila nuk ka fuqi detyruese, u bëhet thirrje Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar që, në ushtrimin e funksioneve të tyre, të zbatojnë me përpikëri standardet kushtetuese dhe ndërkombëtare për një proces të drejtë dhe të paanshëm, duke respektuar transparencën, llogaridhënien dhe besimin e publikut në drejtësi.

    Sipas Grudës, dokumenti vjen si reagim ndaj shqetësimeve për shkelje të mundshme të të drejtave të të akuzuarve në Hagë. Rezoluta kërkon gjithashtu respektimin e plotë të të drejtave dhe lirive themelore, përfshirë detyrimet që rrjedhin nga jurisprudenca e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

    Në tekst theksohet se shtetet që mbështesin dhe financojnë Gjykatën Speciale mbajnë përgjegjësi për çdo shkelje që mund të ndodhë në kuadër të proceseve gjyqësore. Po ashtu, konfirmohet angazhimi i Kosovës për të vijuar mbështetjen financiare të të akuzuarve në funksion të mbrojtjes së tyre.

    Miratimi i kësaj rezolute në Kosovë vjen në të njëjtën ditë kur Kuvendi i Shqipërisë miratoi një deklaratë për pafajësinë e ish-eprorëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

    Të dy dokumentet miratohen në një moment kur procesi gjyqësor ndaj katër ish-eprorëve të UÇK-së në Hagë po hyn në fazën përfundimtare, me mbajtjen e fjalëve përmbyllëse.

    hage Kuvendi i Kosovës rezolutë
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Dhunë në burgun e Reçit, dy të paraburgosur sulmojnë efektivin dhe dëmtojnë ambientet

    April 19, 2026

    Tragjedi në SHBA/ Tetë fëmijë humbin jetën pas të shtënave në Luiziana

    April 19, 2026

    SHBA drejt marrëveshjes me Iranin? Zyrtari amerikan flet për progres në negociata

    April 19, 2026

    Bayern Munich shpallet kampion i Gjermanisë, shkatërron Stuttgartin dhe vendos rekorde historike

    April 19, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Mundësi të reja në horizont/ Tre shenjat e Horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha deri në fund të Prillit

    Parashikimi i horoskopit për sot, 19 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.