TIRANË-Ish-kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), Alfred Balla, teksa ka qenë i ftuar në Media Radar ku ka folur për procesin e reformës në drejtësi dhe vettingun, ka ndarë me publikun edhe një histori të tij në viitn 1997.
Ai zbulon frikën që kishte kur vendosi të martohej dhe i kishte kërkuar pronarit të lokalit garancinë për sigurinë e jetës së tij dhe gjithë dasmorëëe. Ku sot teksa e kujton me të2 qeshur thotë se katër djem me kallashnikov kanë ruajtur tek dera e lokalit të gjithë të ftuarit ku mes tyre kishte gjyqtare e prokurorë.
“Jam martuar edhe vet në 1997, motrat dhe vëllai ndodheshin jashtë shtetit dhe thashë p e shtyj pak dasmën andej nga fundit i 97, se mbase qetësohej pak, por prap meraku ishte goxha i madh. Dhe mbaj mend që i kam thënë atij të lokalit ku bëra ceremoninë e dasmës i thashë si do bëjmë për garancinë? Sepse unë kisha të ftuar miq, kisha edhe gjyqtarë, prokurorë e hetues të asaj kohe ose oficerë të policisë gjyqsore, ishin rreth 50 veta. Ai më tha prokuror mos e vri mendjen. Katër çuna me kallashnokov tha do ruajnë lokalin. Shyqyr zotit nuk pati probleme, por gjithsesi sot i tregojmë edhe për.. duken si përralla urbane, por ne që i kemi kaluar në ato vite mos u kthefshin kurrë ato situata.”-tha Balla./Radar.al


