Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Çmimet e larta do të godasin konsumin”/ Raporti i BB për Shipërinë: Ekonomia pritet të ngadalësohet nga lufta

    Ukraina do të zgjerojë rrezen e sulmeve ndaj Rusisë/ Zelensky: Synojmë të zvogëlojmë aftësitë ushtarake të saj

    Ndërtimi i anijeve në Pashaliman/ Rama: Shpresoj që luftërat të përfundojnë, jemi shumë të vegjël për…

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    Ndërtimi i anijeve në Pashaliman/ Rama: Shpresoj që luftërat të përfundojnë, jemi shumë të vegjël për…

    April 29, 2026

    TIRANË- Kryeministri Edi Rama ditën e sotme shprehet se shpreson që bota të përmirësohet dhe që luftërat të përfundojnë.

    Nga ana tjetër shefi i qeverisë theksoi se ‘Shqipëria është shumë e vogël për të vendosur të ardhmen e botës dhe fatin e lojës së shahut gjeopolitike’.

    Deklaratat e kryeministrit u bënë gjatë fjalës së tij në firmosjen e marrëveshjes me Italinë për ndërtimin e anijeve në zonën e Pashalimanit.

    Në fjalën e tij, ndër të tjera kreu i qeverisë deklaroi se kjo marrëveshje garanton përforcimin e mborjtjes detare dhe tokësore.

    “Doja të përfitoja dhe për të falënderuar nga zemra presidentin e “Leonardo”, përfaqësuesit e  Leonardo-s që na kanë qenë afër dhe e kanë vendosur të zezën në të bardhë, marrëveshjen për të përforcuar në mënyrë shumë të kompletuar, mbrojtjen tone, si nga ana detare, por dhe nga ana tokësore, me sistemin kundër raketave dhe sistemin e mbrojtjes në det. Është vetëm fillimi.  Shpresoj që bota të përmirësohet dhe që luftërat të përfundojnë, por ndërkohë Shqipëria është shumë e vogël për të vendosur të ardhmen e botës dhe fatin e lojës së shahut gjeopolitike, por duhet të përshtatemi. Duhet të përshtatemi sigurisht në të voglën tonë për të pasur një mbrojtje dinjitoze dhe për të pasur gjithçka që nevojitet për të qenë në lartësinë e një vendi të vogël, por krenar në aleancën Transatlantike, ku ne bëjmë pjesë”, deklaroi kryeministri.

    Kreu i qeverisë tha se në kuadër të kësaj marrëveshje do të ndërtohen edhe dy anije për Forcat tona të Armatosura, duke e çuar në 7 numrin e flotës. Kryeministri deklaroi se po në Shqipëri, në kantierin e Pashalimanit do të ndërtohen anije lundruese që janë në dobi të ushtrisë shqiptare, por edhe për ushtritë e tjera të vendeve aleate.

    “Kjo marrëveshje hap rrugën edhe për një diskutimi të ri për arsye ekonomike si për Ficantierin ashtu edhe për KAYO sepse siç thashë do të jemi të parët që do të përfitojmë nga produktet e shoqërisë, në mënyrë konkrete nga dy anijet e para që  do të ndërtohen për forcat tona të armatosura dhe që do ta çojnë në 7 numrin e flotës tonë. Në termat e përcaktuara nga statusi ynë madhor, por edhe sigurisht me NATO është një numër optimal sa i takon peshës dhe përgjegjësisë të Shqipërisë në Mesdhe. Më pas prodhimi do të vazhdojë më tej për të eksportuar këto anije, aty ky është e qartë që teknologjia e re dhe inovacioni që do të shoqërojë këtë  rrugëtim do të implementimet. Është diçka fantastike.”-tha Rama./Radar.al

    Edi rama Kryeministri Rama
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Çmimet e larta do të godasin konsumin”/ Raporti i BB për Shipërinë: Ekonomia pritet të ngadalësohet nga lufta

    April 29, 2026

    Ukraina do të zgjerojë rrezen e sulmeve ndaj Rusisë/ Zelensky: Synojmë të zvogëlojmë aftësitë ushtarake të saj

    April 29, 2026

    Ndërtimi i anijeve në Pashaliman/ Rama: Shpresoj që luftërat të përfundojnë, jemi shumë të vegjël për…

    April 29, 2026

    Prindërit në panik për fëmijët/ Deklarata e ministres Kumbaro për gratë me shami pranë shkollave

    April 29, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 29 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Prill 2026

    Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet sot për ju, horoskopi 27 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.