GJIROKASTËR– Ditë pa pas dite regjistrohen ngjarje të rënda, dhune, përdhunimi e shumë e shumë të tjera në vendin tonë
Pas ngjarjes në qytetin e Durrësit ku babai plagosi me thikë vajzën e tij, në Gjirokastër një 12-vjeçare dyshohet se është abuzuar seksualisht për 2 vite me radhë nga partneri i nënës së saj.
Kelmend Krusa, së bashku me të vëllanë e tij, Klodian Krusën, u janë arrestuar pak ditë më parë, si autorë të dyshuar të vrasjes së shtetasit, Artur Lleshi, babait të vajzës së mitur që dyshohet se është abuzuar seksualisht.
E ëma e vajzës së mitur, pas zhdukjes në rrethana të mistershme të bashkëshortit të saj në vitin 2018, i cili më pas u gjet i vrarë, u largua në drejtim të Gjirokastrës, duke bashkëjetuar pikërisht me Kelmend Krusën, ndërsa me vete mori dhe fëmijët e saj. Kelmend Krusa rezulton që të jetë dhe kushëri me viktimën.
Njoftimi i Policisë:


